1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Merkel-Cameron, diskutohet buxheti i ri i BE

Kancelarja gjermane Merkel u takua me kryeministrin britanik Cameron për të diskutuar planin e buxhetit të ri të BE. Cameron heziton të miratojë rritjen e fondeve, duke thënë se Evropa duhet të jetojë me mjetet e saj.

Merkel u takua me Cameron në një darkë pune në Downing Street Nr.10 në Londër përgjatë mbrëmjes të së mërkurës, pas fjalës së mbajtur gjatë ditës në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Negocimi për buxhetin prej 1 trilion eurosh (1.2 trilionë dollarësh) të BE-së ishte prioriteti kryesor për të dy. Zëdhënësi i Downing Street tha se ata "ranë dakord se përgjigjja, që BE i jep opinionit publik është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohëra të vështira ekonomike."

Kërcënimi britanik, për t´i vënë veton draftit aktual, ka rritur shqetësimet se vendi mund të largohet nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Rritja "qesharake" e buxhetit

Më herët Cameron e pati përshkruar planin për zgjerimin e buxhetit të BE-së si "qesharak" dhe kërcënoi t´i vinte veton çdo plani, që nuk ishte në interes të vendit të tij gjatë samitit, që do të mbahet në fund të muajit rreth buxhetit. "Ne të dy besojmë se vendet evropiane duhet të jetojnë me mjetet e tyre, siç bën dhe Bashkimi Evropian", tha Cameron.

Kryeministri ka bërë përpjekje për ngrirjen e një trilioni euro të buxhetit 7-vjeçar. "Kam dashur gjithmonë një shkurtim të buxhetit, ose më e keqja ngrirje të tij", tha ai para takimit. "Besoj se jam këtu për të luftuar për taksapaguesit evropianë, veçanërisht për taksapaguesit britanikë."

Britain's Prime Minister David Cameron speaks to the media with Germany's Chancellor Angela Merkel (L) at Downing Street in central London November 7, 2012. Merkel on Wednesday warned Britain not to turn its back on Europe ahead of talks in London with Prime Minister David Cameron aimed at overcoming divisions that threaten to block a European Union budget deal later this month. REUTERS/POOL/Dan Kitwood (BRITAIN - Tags: POLITICS)

Kryeministri britanik Cameron frenon buxhetin e BE

Cameron, i cili gjendet nën presionin e anëtarëve të partisë së tij konservatore për të kërkuar ngrirjen e buxhetit, tha se po planifikonte të bënte "një argument shumë të fuqishëm dhe të fortë" për një marrëvëshje, që do të ishte në interes të Britanisë së Madhe.

Merkel kërkon unitet

Merkel e tha këtë, sepse Britania dhe Gjermania janë kontribues neto për BE-në dhe ndajnë të njëjtat interesa. "Ne nuk do të përfundojmë negociatat sonte, por duam ta arrijmë këtë në frymën e partneritetit dhe miqësisë, me qëllim që të përqendrohemi në interesat tona", tha Merkel.

Përpjekja e Gjermanisë për një unitetet më të madh në BE, me qëllim luftimin e krizës së borxheve në eurozonë, ka qenë e panjohur për shumë britanikë, të cilët e shikojnë organizatën si të bezdisshme dhe gjithnjë e më të kushtueshme. "Pavarësisht dallimeve, që ne kemi, është shumë e rëndësishme për mua që Britania e Madhe dhe Gjermania punojnë së bashku", tha Merkel.