1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Bashkimi për Mesdheun, një hap i rëndësishëm

12 Korrik 2008

Ditën e dielë në Paris themelohet Bashkimi i vendeve të Mesdheut. Unioni krijohet me inisiativën e presidentit francez, Nikola Sarkozi. Edhe kancelarja gjermane merr pjesë në samit.

https://p.dw.com/p/Eb6o
Merkel takohet me Sakrzinë, ideatorin e Unionit mesdhetarFotografi: AP

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e konsideron themelimin e Unionit të Mesdheut, ditën e dielë në Paris si një hap të rëndësishëm. Në një mesazhin e fundjavës përmes videos, ajo tha se me ky hap tregon se procesi i Barcelonës i filluar para 13 vjetësh u ruajt.

Para pjesëmarrjes në samitin e posaçëm në Paris, Merkel u shpreh: "Në të ardhmen ne duam t'i prekim problemet me vendet përgjatë Mesdheut duke u ulur në një tavolinë si të barabartë. Me këtë do të japim një kontribut për zgjidhjen e problemeve në Evropë.

Wahl Fernsehduell Merkel Schröder Angela Merkel
Fotografi: AP

Por për çfarë lufton ky union?

Sipas kancelares gjermane ky union do të trajtojë gjendjen në disa rajone të Afrikës, edhe në pjesën veriore ku ka denduri refugjtësh dhe që shkaktojnë probleme në vendet jugore të BE-së.

Ne jemi të bindur, thotë Merkel se mund të japim kontributin tonë për rritjen ekonomike të vendeve jugore të Mesdheut, pëmirësimin e shanseve të shkollimit dhe të infrastrukturës. Nga ana tjetër, vendet jugore të Mesdhehut luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e paqes. Zgjidhja e konfliktit të Lindjes së Mesme do të silltë stabilitetin në rajon.