1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Ardhmëria e BE-së temë e fushatës zgjedhore

Bettina Schausten/Aida Cama16 Korrik 2012

Kancelarja Angela Merkel do të ketë si temë të fushatës së zgjedhjeve në vitin 2013 kursin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian. Solidariteti me vendet tjera është shumë i rëndësishëm, tha ajo në intervistën e verës.

https://p.dw.com/p/15YIQ
Merkel jep intervistë për ZDF.
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Vitin e ardhshëm do të votohet edhe për të parë se ku ndodhet Evropa dhe cilat janë pikëpamjet tona për Evropën", theksoi Merkel, në intervistën dhënë për stacionin televiziv ZDF.

"Evropa ime dhe Evropa jonë e koalicionit kriastian - liberal do të jetë Evropa e një unioni stabiliteti, i cili mund të konkurojë në botë", tha Merkel. Kancelarja theksoi se Gjermania nuk duhet të mbingarkohet . Na ana tjetër ajo duhet të këmbëngulë që ndihmat për zonën e euros duhen dhënë vetëm kundrejt kontrollit dhe vëniës së kushteve.

Angela Merkel dhe Bettina Schausten.
Angela Merkel dhe Bettina Schausten.Fotografi: picture-alliance/dpa

Kërkesat e partisë simotër CSU për ta përjashtuar Greqinë nga zona e euros, Merkel nuk i pranon. Ajo i kërkon Greqisë që të mbajë premtimet për reforma. Kancelarja nuk donte të jepte gjykim për suksesin e përpjekjeve greke dhe qëndrimin e mëtejshëm në zonën e euros, sa kohë që nuk është përgatitur raporti i trojkës së Komisionit të BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane.

"Shpresoj që raporti i trojkës të dalë para zgjedhjeve të tjera. Por unë besoj po ashtu se çështja si mbahen premtimet e dhëna dhe si shprehet solidariteti ndaj të tjerëve, janë shumë të rëndësishme për çdo vend. Prandaj vitin e ardhshëm do të votohet edhe për çështjen se ku ndodhet Evropa dhe cilat janë pikëpamjet tona për Evropën. "Evropa ime dhe ajo e koalicionit kristian - demokrat, është një union stabil, që konkuron në botë, në mënyrë që ne të kemi vende pune dhe që njerëzit në vendin tonë t' i kenë punët mirë", theksoi Merkel.