1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Megjithë kundërshtimet e serbëve misioni i BE-së do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës

Bekim Shehu20 Shkurt 2008

Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana tha në Prishtinë se BE-ja është unike sa u përket angazhimeve në Kosovë, ndërsa njohja e pavarësisë së Kosovës është kompetencë e secilit vend anëtar më vete.

https://p.dw.com/p/DAES
Havier SolanaFotografi: AP

Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, tha në Prishtinë se BE-ja është unike sa u përket angazhimeve në Kosovë, ndërsa njohja e pavarësisë së Kosovës është kompetencë e secilit vend të BE-së për vete. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, tha se rruga e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Evropës është e hapur. Ai tha se BE-ja dëshiron që në Kosovë të arrihen vlerat evropiane dhe Kosova duhet të tregojë se është një vend që di t’i respektoë vlerat njerëzore. Këto komente shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana i bëri gjatë një vizitë të shkurtër që realizoi në Kosovë ku takoi presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaqi.

"Ne pamë më vëmendje festën në rrugët e Prishtinës dhe gjithandej Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara dhe dëshirojmë që tash i gjithë ai entuziazëm dhe potencial të vazhdojë me eneregji pozitive konstruktive dhe të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë kosovare.“ - tha Havier Solana.

"Ne dëshirojmë që në Kosovë të ketë zhvillime si në aspektin politiko-ekonomik, edhe në atë kulturor dhe në këtë mënyrë Kosova të arrijë vlerat evropiane. Në Kosovë duhet të ketë demokraci, respekt për pakicat dhe për trashigiminë kulturore të tyre.“ theksoi shefi i diplomacisë evropiane.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e njoftuar zotin Solana, se institucionet e Kosvës tashmë kanë filluar me implementimin e pikave të planit të Marti Ahtisarit dhe në këtë frymë edhe do të vazhdohet. Shefi i diplomacisë evropiane, Solana tha se misioni I BE-së që do të instalohet në Kosovë do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës pavarësisht kundërshtimeve që vijnë nga banorët serbë të veriut të Kosovës.