1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat dhe migracioni

Bianka von der Au7 Prill 2007

Refugjatët shpesh shihen vetëm si kërcënim për mirëqenien evropiane. Pamjet në media dhe politikë vetë sa e përforcojnë këtë skenar. Por sa përputhen frika dhe realiteti në këtë mes?

https://p.dw.com/p/Ar8N
A duhet publikuar pamje të tilla në media?
A duhet publikuar pamje të tilla në media?Fotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

'Valë refugjatësh' apo 'rryma të migrantëve' - shprehje të tilla përdoren në media pa u analizuar mirë, sqaron Judith Strohm nga AfricAvenir. Pamjet që shoqërojnë këto lajme janë të njohura: mediat tregojnë afrikanë të dobësuar e të tharë, të mbledhur ngushtë njëri pas tjetrit në anije të vogla e të pasigurta - me destinacion Evropën. Apo pamje me njerëz të dërrmuar të cilët këmbadoras futen në brigjet e parajsës spanjolle për pushime ku priten nga ndihma e parë dhe policia. Skenat e tilla tregojnë një pamje të njëanshme të migracionit - një pamje e cila refugjatët në radhë të parë i prezanton si kërcënim për sigurinë e Evropës. Sipas Judith Strohm kjo nuk ëprkon me realitetin. Ky është një skenar kërcënues i krijuar nga mediat dhe politika i cili ndikonë në perceptimin e popullatës.

'Pamjet e refugjatëve ndikojnë ashtu që ne në kokë të kemi gjithnjë pamje të fuqishme nga Keuta dhe Melilla, mësymjen e refugjatëve në drejtim të gardheve të larta me tela. De fakto numri i refugjatëve të cilët arrijnë Evropën është shumë i vogël', sqaron Strohm.

Pamjet të cilat e paraqesin migracionin si kërcënim shpesh përdoren pa vetëdije, beson Strohm. Aton pjesërisht janë kthyer në traditë dhe janë ngulitur në vetëdijen kolektive. Megjithatë Judith Strohm ë shtë e sigurtë se pamjet etilla po instrumentalizohen me qëllim nga disa persona dhe institucione.

'Për migracioni apo refugjatët shpesh si në rrafshin medial ashtu dhe në atë politik diskutohet vetëm në kontekstin e kërcënimit të sigurisë. Masat e ndërrmarra përkatëse shpesh janë të natyrës ushtarake apo policore. Migracioni shumë rrallë shihet si një pjesë integrale e proceseve të golabilizimit dhe po ashtu si potencial. Përshembull asnjëherë nuk diskutohet për efektet pozitive nëse do të mundësohej mugrimi përmes rrugëve legale', nënvizon Strohm.

Mekonnen Masghena ka ardhur në vitet e 80-ta si refugjatë politik nga Eritrea në Gjermani. Ai thekson se mediat gjatë raportimit duhet të mirren më shumë me shkaqet të cilat ndikojnë në arratisjen e shumë njerëzve dhe ato t'i skandalizojnë në opinion.

'Hendeku është bërë gjithnjë e më i madh, varfëria është rritur dhe si pasojë shumë njerëz detyrohen të largohen nga vendlindjet e tyre por natyrisht edhe për shkaqe politike. Shumë kriza në Afrikë nuk janë tejkaluar ende. Dhe në përpjekje për të patur një hise në pjesën e pasurisë evropiane shumë njerëz mbeten prapa në Detin Mesdhe apo në Atlantik. Sipas një vlerësimi të përafërt vetem gjatë verës së vitit të kaluar kanë humbur jetën në det më shumë se 3000 njerëz. Parë nga perspektiva e të drejtave njerëzore ky natyrisht që është një skandal i madh nëse portat e Evropës me parullat e saj të mëdha për drejtësi dhe liri mbulohen me kufoma'.

Mesghena i cili për vite të tëra ka punuar si gazetar ndërsa tani punon në Fondacionin Heinrich-Böll në sektorin për migracion shprehet i sigurtë se pamjet mediatike mund të ndikojnë shumë në atmosferën e një shoqërie. Ai shfaq besimin se një raportim i balancuar mirë i cili nuk do të paraqiste vetem pamje senzacionale të refugjatëve do të ndryshonte edhe qëndrimin e përgjithshëm të shoqërisë. Ndërkohë ekziston një angazhim i madh qytetar: njerëz të cilët ndihmojnë refugjatët që të integrohen në shoqërinë e re. Por meidat raportojnë shumë rrallë për aktivitete të tilla. Reportazhet e tilla do të preknin njerëzit dhe të largonin frikën nga të huajt, beson Mesghena.