1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Martin Schulz zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit Evropian

Një socialdemokrat gjerman bëhet kryetar i Parlamentit Evropian. Schulz ka një plan të madh: Ai kërkon ta fuqizojë parlamentin kundrejt institucioneve të tjera të BE

Martin Schulz, the new President of the European Parliament, speaks during a Press Conference in Strasbourg, France, 17 January 2012. The European Union's legislature elected German Socialist Martin Schulz as its new president, as part of a routine deal between the European Parliament_s two largest political groups to share its top post. Schulz replaces former Polish prime minister Jerzy Buzek of the European People's Party - the group with the most EU lawmakers - who led the legislature for the first two-and-a-half years of its 2009-14 term. Schulz will lead the assembly until the next election in 2014. EPA/PATRICK SEEGER

Martin Schulz neue Präsident des Europaparlaments

Socialdemokrati Martin Schulz u zgjodh sot kryetar i ri i Parlamentit Evropian. Udhëheqësi i deritanishëm i grupit parlamentar socialdemokrat fitoi 387 nga 699 votat e Parlamentit. 56 vjeçari Martin Schulz u zgjodh si pasardhës i konservatorit nga Polonia Jerzy Buzek dhe do të jetë në këtë post dy vjet e gjysmë. Posti i presidentit të Parlamentit Evropian tradicionalisht ndahet mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Schulz është anëtar i këtij Parlamenti prej vitit 1994 dhe aktualisht drejton grupin parlamentar të socialdemokratëve. Pak pas zgjedhjes në postin e kryetarit të Parlamentit Evropian ai tha se qëllimi i tij kryesor është forcimi i këtij institucioni. "Zgjedhja në postin e kryetarit të Parlamentit Evropian në këto kohë krize është për mua një nder dhe shans i madh", deklaroi Schultz. Ai shtoi se do të angazhohet që kryetari i PE-së të marrë pjesë në të ardhmen edhe në samitet kushtuar krizës së euros.

Brendapërbrenda Parlamentit kryetari ka kryesinë e mbledhjeve plenare. Ai nënshkruan së bashku me kryetarin e Këshillit Evropian aktet juridike të Bashkimit Evropian. Kryetari mbështetet prej presidiumit, në gjuhën e folur i njohur edhe si zyrë. Presidiumi përgjigjet për administrimin e buxhetit të parlamentit. Bashkë me kryetarët e gjashtë fraksioneve të tjera të parlamentit kryetari i Parlamentit Evropian harton rendin e ditës së mbledhjeve. "Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur drejtpërdrejt. Prej kësaj unë derivoj një përgjegjësi të plotë për politikën në BE (edhe për fushat që i pretendojnë për vete kryetarët e qeverive)", tha Schulz së fundi në një intervistë për shtypin.

Autor: Bahri Cani / Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora