1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Martin Schulz: Putinit duhet t'i jepet mesazh i qartë

Presidenti i Parlamentit Europian socialdemokrati Martin Schulz pret nga BE-ja që t'i kundërvihet kursit rus në Siri. Putinit duhet t'i jepet një mesazh i qartë, thotë Schulz në intervistë për DW.

Deutsche Welle: Çfarë prisni nga samiti i BE-së lidhur me Rusinë?

Martin Schulz: Ajo që bën Rusia është krejtësisht e papranueshme. Pas qendrimeve agresive të Rusisë qendron një koncept i shoqërisë, një pozicionim ndaj botës, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë europiane të bazuar tek respekti reciprok dhe të qenit i hapur.

Ndaj mesazhi i europianëve ndaj zotit Putin duhet të jetë: ne nuk  jemi dakord me ju! Ne duhet të jemi të fortë në strategjinë tonë kundër, por megjithatë porta mbetet e hapur, nëse ju doni të khtheheni në tryezën e bisedimeve.

A ju shqetëson fakti që Bashkimi Europian nuk ka influencë ndaj asaj që ndodh në konfliktin e Sirisë?

Bashkimi Europian ve në dispozicion shumicën e ndihmës humanitare për Sirinë. Problemi ynë është, që ne megjithatë nuk mund t'u japim njerëzve atje ndihmën, për të cilën ata kanë nevojë.

Keni paraysh armët?

Unë nuk jam dakord me atë, që Bashkimi Europian nuk ka influencë fare. E nëse bëni fjalë për armët, mund t'ju them, se çfarë i duhet Sirisë nuk janë më armët. Përkundrazi: më pak armë, më pak konfrontim ushtarak. Në këtë drejtim mund të ndërmjetësojë Bashkimi Europian. E këtë ne e bëjmë gjithsesi. Federica Mogherini, e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme dhe ministrat e jashtëm europianë si Frank-Walter Steinmeier veprojnë fuqishëm në këtë drejtim.

Por megjithatë duket, që Rusia i përdor pushtetin dhe fuqinë e saj jo sipas rregullave të njëjta si BE-ja?

Pikërisht për këtë arsye kancelarja Merkel, qeveria federale dhe presidenti francez Hollande e ftuan Putinin në Berlin. Unë shpresoj, që bisedimet do të kontribuojnë për përmirësimin e situatës.

Martin Schulz  është që nga vitit 2012 president i Parlamentit Europian. Politikani socialdemokrat ka qenë kryetar i grupit parlamentar të socialistëve dhe që prej 22 vjetësh është deputet në Strazburg.