1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Martin Schulz dhe problemet e Merkelit me qeverisjen

SPD e ka nominuar Martin Schulzin kandidat për kancelar. Ai mori edhe postin e kryetarit të SPD. Muajt e ardhshëm do të sjellin shumë tension.

Kabineti qeveritarë takohet çdo të mërkurë në Berlin. Angela Merkel drejton takimin, ajo është shefe. "Ajo përcakton linjat e politikës dhe për këtë mban përgjegjësinë", thuhet në nenin 65 të Kushtetutës. Në Kushtetutë thuhet edhe se "të gjithë ministrat duhet të jenë të pavarur dhe të kenë përgjegjësi në fushat e tyre." Këtu parashikohet pra mënyra e qeverisjes, që prej vitit 2013 vlen edhe për koalicionin CDU/CSU dhe SPD.

Ky koalicion duhet të qeverisë deri në zgjedhjet e 24 shtatorit. Për ministrin e ri të Jashtëm Sigmar Gabriel nuk do të jetë fare e lehtë, sepse ai është një person që flet me fjalë të qarta, që në rrafshin diplomatik nuk është gjithmonë e lehtë. Ky mbase ishte edhe shkaku pse Gabrieli deri në momentin e fundit nuk ishte tepër dakord të kalojë nga Ministria e Ekonomisë tek Ministria e Jashtme.

Problemi më i madh i Merkelit - ndoshta Seehoferi

Ai ka kritikuar kancelaren Merkel në një intervistë për mediat gjermane, se Gjermaninë dhe Evropën i ka futur në "qorrsokak" me çështjen e refugjatëve. Edhe më e ashpër ishte kritika e tij për buxhetin: "Merkeli i ka imponuar kursime vendeve anëtare të BE dhe i ka "nënvleftësuar" francezët, italianët... Së bashku me ministrin e Financave, Wolfgang Schäuble (CDU) ata kanë lënë pas vetes një grumbull problemesh". Kështu flet normalisht dikush që nuk duhet të kujdeset fare për qeverisjen. Por Gabriel është tani edhe më i rëndësishëm për kancelaren Merkel, sepse ai është zëvendëskancelar.

Mundësia që kancelarja ta kthejë fjalën është shumë e vogël. Ajo është tepër e mençur për të ndryshuar mendimet vetëm për shkak të impulsivitetit të burrave në kabinetin e saj. Merkeli e mban këtë post prej 12 vjetësh dhe gjithmonë e ka ruajtur balancën. Sulmet e ashpra të Gabrielit me siguri që nuk do të jenë shumë më të ashpra se ato të kryeministrit bavarez Horst Seehofer, kryetarit të partisë simotër CSU.

Nuk është ndonjë befasi që këto deklarata kanë lënë një shije të keqe tek zgjedhësit. Retorika me siguri që do të jetë edhe më e keqe, në veçanti pas nominimit të befasishëm të Martin Schulzit si kandidat të SPD për kancelar. Schulz me siguri që nuk do ta kursejë kancelaren në asnjë mënyrë, sepse ai nuk është në kabinetin qeveritar. Ai do të përpiqet të profilizohet në llogari të kancelares. Ndryshe shumë shpejt mund të thuhet se SPD dhe CDU nuk dallojnë fare.

Ata duhet t'i shërbejnë vendit

Të gjithë kandidatët duhet të pozicionohen para zgjedhjeve paralmentare në shtator. Por edhe në kushte të tilla duhet të qeverisin së bashku me Gjermaninë dhe të mbrojnë interesat e Evropës. Kjo është një çështje përgjegjësie dhe disipline. Muajt e ardhshëm do të jenë shumë interesant dhe me plot tension.

Publiku dhe zgjedhësit do të ndjekin me shumë vëmendje performancat e protagonistëve të të gjitha partive dhe në fund do të vendosin. Por punën më të vështirë e kanë anëtarët e kabinetit, sepse ata duhet të qeverisin vendin, ndërsa t'i shërbejnë partisë. Pra shumë kënaqësi në qeverisje!