Marta përsëri futbollistja e vitit
10 Janar 2011Reklamë
Lojtarja e kombëtares braziliane Marta është shpallur futbollistja e vitit 2010. Sulmuesja e kampionit Amerikan FC Gold Pride u nderua të hënën në Zyrih nga FIFA. Marta merr këtë titull për të pestën herë me rradhë. 24 vjeçarja braziliane doli mbi dy kandidatet e tjera, lojtaret e kombëtares gjermane, Birgit Prinz të 1. FFC Frankfurt dhe Fatmire Bajramaj nga Turbine Potsdam. Votimi u krye në mbarë botën nga gazetarët, si dhe kapitenet dhe trajneret e ekipeve kombëtare.
Futbollisti i vitit u zgjodh për të dytën herë me rradhë futbollisti argjentinas Lionel Messi.
Autor: dpa/av
Redaktoi: av