1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje e re partneriteti - Fillon në Khanti Mansinsk të Siberisë samiti BE-Rusi

Bernd Riegert26 Qershor 2008

Gjatë takimit të tyre të 21-të, BE-ja dhe Rusia do të bisedojnë për një marrëveshje të re partneriteti, e cila ka kohë që është bllokuar. Në qendër të kësaj marrëveshjeje qëndron siguria për furnizim me energji.

https://p.dw.com/p/EQsq
Fotografi: DW-Montage/Bilderbox.de

Pak kohë përpara samitit, Rusia filloi një zënkë të re mbi eksportin e mishit: Mish nga Gjermania dhe gjashtë shtete të tjera të BE-së, nuk lejohen të shiten më në Rusi, sepse sipas rusëve, janë gjetur gjurmë antibiotikësh në të. Pikërisht një zënkë e tillë po për mishin me Poloninë si edhe debate të ashpra me Lituaninë mbi konfliktet në Kakuakz, sollën një pauzë gati dyvjeçare në bisedimet mes Rusisë dhe BE-së. Deputateja evropiane e SPD-së dhe ekspertja për Rusinë, Constanze Krehl, thotë: "Mendoj se Rusia do të na dëshmojë se ndodhet tani në një pozicion shumë të favorshëm për bisedime. Problemi është se të dyja palët kanë përfytyrime krejt të ndryshme se ç´do të përmbajë kjo marrëveshje."

Sipas evropianëve, Rusia ndjehet aktualisht e fortë nisur nga rezervat e saj të energjisë, për shkak të çmimeve të larta në tregun botëoror dhe për shkak të varësisë së BE-së nga gazi rus. Por edhe Rusia ka nevojë për BE-në, sepse do ta modernizojë ekonominë dhe të rinovojë fabrikat e përpunimit të gazit dhe naftës. Krehl shpjegon: "Ne duhet të blejmë gazin, ata duhet të na furnizojnë me të. Pra jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. prandaj kjo marrëveshje nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek furnizmi me gaz dhe pagesa për të, por në të gjitha pikat që kanë të bëjnë me të. Dhe këtu fillon problemi: Rusët kërkojnë një marrëveshje të përgjithshme, pa synime konkrete, ndërkohë evropianët kanë me të drejtë të tjera halle."


Por edhe refromat e reja, liria e shtypit dhe të drejtat e njeriut do të jenë temë e samitit, ndoënse komisionerja e BE-së për politikën e jashtme, Benita Ferrero-Waldner, e di fare mirë, se në qendër do të jenë temat ekonomike: "Bëhet fjalë për një marrëveshje të qartë, në të cilën do të përfshihet edhe dialogu politik dhe një marrëveshje për tregtinë e lirë. Por mbi të gjitha do të qëndrojnë çështjet e energjisë, dhe ato janë të rëndësishme për të dyja palët."


Por presidenti rus ka kërkuar që marrëveshja të mos e detyrojë qeverinë e tij, të bëjë premtime konrkete për furnizim me energji.

Falë përpjekjeve të Lituanisë, shtetet e BE-së ranë dakord që gjatë samitit të flasin edhe për konfliktin mes Gjeorgjisë dhe Rusisë për provincat e ndara Abkazi dhe Oseti Jugore. Rusia ka stacionuar trupa në të dyja këto zona duke kërcënuar so do t´i njohë të djya porvincat si shtete të pavarura. Por kancelarja gjermane Merkel theksoi të mërkurën (25.6.) në Berlin, se Gjermania qëndron në anën e Gjeorgjisë përsa i përket kësaj çështjeje. Por ky nuk është konflikti i vetëm politik mes BE-së dhe Rusisië: Si marrëveshja për çarmtimim në Evropë (KSE), Kosova, sistemet raketore të mbrojtjes apo zgjerimi i NATO-s - sipas evropianëve, Rusia është gjithmonë kundër.