1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëdhëniet e vështira SHBA - Iran

Kartsen Schmiester14 Mars 2008

Në Iran të premten fillon zgjedhja e parlamentit të ri. Pritet, që kampi i hardlajnerëve përreth presidentit Mahmud Ahmadineschad të ruajë shumicën. SHBA-të ndjekin me interes të madh zhvillimin e ngjarjeve në Iran

https://p.dw.com/p/DOYa
Mahmud Ahmadinedschad dhe George Bush
Mahmud Ahmadinedschad dhe George BushFotografi: AP Graphics

"Kush do të pengojë luftën e tretë botërore, duhet të ketë interes, që të pengojë Iranin në ndërtimin e bombës atomike." Kështu tha presidenti amerikan Bush në vjeshtën e kaluar. Edhe kur para disa javësh u bë e ditur, që Irani sipas shërbimeve sekrete amerikane e kishte ndërprerë programin e armëve të tij nukleare që në 2003, qeveria e Bushit i mbetet besnike kursit të saj antiiranian dhe shrëngon grushtin në xhep, presidenti e mban „obsionin ushtarak".

Dorëheqja e komandantit të deritanishëm për Lindjen e mesme admiralit William Fallon, shihet si një shenjë tjetër, që Bushi vazhdon të mendojë për mundësinë e një sulmi. Fallon duhet të jetë shprehur strikt kundër dhe t´i ketë rënë ndesh presidentit. shefi i shërbimit sekret Mike McConnell nga ana tjetër vazhdon të jetë i mirëseradhur në Shtëpinë e Bardhë. Ai sapo e ka relativizuar dhënien fund të alarmit nga armët atomike të dhjetorit: "Iranianët kanë nderprerë vetëm zhvillimin teknik të bombës, pjesën ndoshta më të rëndësishme të programit".

Deri me 20. Janar 2009 Bush është në post, vetëm më vonë mund të ndodhin gjëra të tjera. Nga kandidati i republikanëve për president John McCain mund të priten pak ndryshime në marrëdhënien e rrezikshme të SHBA me Iranin

"..bomb, bomb, bomb, anyway..."

McCain konsiderohet si partizan i politikës së Bushit për Lindjen e Afërt. Ndryshe favoriti i demokratëve, Barack Obama. Atij i vjen keq për dorëheqjen e admiralit të moderuar Fallon dhe porosit të kihet kujdes nga një fushatë e re.: "Po të vringëllojmë me tutje shpatën, në vend që të bisedojmë me Iranin, kjo më shumë do të na sillte dem se sa dobi."

Obama ka premtuar se do të bisedojë edhe me armiqtë e vendit, duke përfshirë këtu edhe Iranit, por mund të vinte shumë vonë.