Maradona nuk do të jetë më trajner i Kombëtares argjentinase
28 Korrik 2010Reklamë
Legjenda e futbollit Diego Maradona i jep fund veprimtarisë së tij si trajner i kombëtares argjentinase. Kontrata me 49 vjeçarin nuk do të vazhdohet, njoftoi Lidhja Kombëtare e Futbollit në Buenos Aires.
Argjentina u diskualifikua gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut në çerekfinale pas një humbje të thellë 0 me 4 kundër Gjermanisë.
Autor: dpa/Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi