1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Të gjitha partitë shpallin veten fituese

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmes një konference për shtyp njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit është mbi 60 %. Shqiptarët humbës të votimit.

Rezultati preliminar i votimit dhe shëndrimi i tyre në mandate do të publikohet gjatë ditës së hënë (12.12.). Por partia e Gruevskit shpalli fitoren. Lideri i VMRO-DPMNE u shpreh i knaqur nga rezultati i aritur në këto zgjedhje. Ai tha se ka fituar VMRO-ja bashkë me koalicionin. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë meritojnë uratë për zgjedhje të qeta dhe demokratike.
"Maqedonia sërish kishte zgjedhje fer dhe demokratike, ku qytetarët votuan dhe e thanë mendimin e tyre. I falënderoj të gjithë votuesit, sepse ata kontribuan që Maqedonia të kalojë zgjedhjet në një atmosferë demokratike. Falënderoj posaçërisht votuesit e VMRO-së, sepse nga rezultatet e deritanishme, udhëheq bindshëm ndaj LSDM-së”, është shpreh Nikolla Gruevski.

"Në ditët në vazhdim do të diskutojmë koalicionet"

Çfarëdo që do të ndodhë, ne do të mbetemi në linjën kombëtare dhe shtetërore dhe në interes të qytetarëve. Nga numërimi i 86 përqind të votave, numri i votave të VMRO-së është numër konstant, por surpriza ndodhi te elektorati shqiptar. Në këto zgjedhje, LSDM pati mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptar, ka deklaruar Gruevski.

Opozita maqedonase feston fitoren

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, u është drejtuar simpatizuesve të tij para qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zaev tha se partia e tij ka fituar 52 mandate, gjegjësisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE.

"Regjimi u rrëzua. Në Maqedoni qytetarët i thanë stop diktaturës së Gruevskit. Nuk ka më frikë, qytetarët e Maqedonisë zgjodhën rrugën e lirisë, paqës, prosperitetit dhe demokracisë”, është shprehur Zoran Zaev lider i LSDM-s.

Ahmeti: BDI fitoi, por humbën shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para gazetarëve tha se është i zhgënjyer që shqiptarët kanë humbur së paku 9 mandate në Parlament. Ai tha se BDI prap është fituese e zgjedhjeve por kësaj fitore nuk i gëzohet sepse shqiptarët dolën humbës në mandate. Ahmeti tha që BDI në këto zgjedhje ka fituar 11 mandate. "I kemi kërkuar partive të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejtë stabilitetit të plotë. BDI nuk ndryshon kursin e vet, por do të punojë për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kasami : BESA do të sjell frym të re për shqiptarët

Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se nga sot shqiptarët mund të frymojnë lirisht. Falënderoj shqiptarët që edhe përkundër presionit nga BDI, ata arritën që të japin votën për një opsion të shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas Kasamit , BESA ka fituar në njësinë zgjedhore 1 dhe 2. Gjithashtu në njësinë zgjedhore numër 6 është me rezultate shumë të mira.

"Nga nesër për shqiptarët e Maqedonisë vjen një jetë dhe frymë e re. Prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jetë të përfaqësuar dhe krenarë me përfaqësimin tonë në institucione. Në këto zgjedhje fituan shqiptarët dhe humbi BDI”, ka deklaruar Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA.

PDSH opozitare pranon humbjen

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai. Por ai u shpreh se është satisfaksion për të pasiqë BDI ka humbur zgjedhjet. Ai tha se është realizuar ajo që ai gjatë gjithë kohës ka kërkuar nga votuesit shqiptarë që të votojnë për kënd do, por jo BDI-në. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deputet e vet i vë në mbështetje të Lëvizjes BESA.

"Lëvizja BESA poqëse do të ketë nevojë për mbështetjen tonë, atë do ta ketë pa kushte", ka thënë Menduh Thaçi kryetar i PDSH-së.

Aleanca për shqiptarët siguron ulëse në Parlament

Aleanca për Shqiptarët, e përbërë nga LR-PDSH, UNITETI dhe RDK, që deri në numrimin e deritanishëm të votave ka fituar dy mandate dhe lufton për të fituar të tretin ka theksuar se do ta pranojë rezulltatin e zgjedhjeve ashtu siç është.

"Ne e morëm mesazhin dhe do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Ali Ahmetit dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 përqind votues më tepër se zonat tjera”, ka thënë Sela, duke shtuar se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.