Maqedoni: Përplasje mes policisë dhe protestuesve shqiptarë
3 Mars 2013Njësi të gatishmërisë të policisë maqedonase u përplasën dje (02.03.) me protestues shqiptarë në Shkup. Si rezultat pati të paktën 20 të plagosur dhe një duzinë të arrestuarish. Shkak për rritjen e tensioneve në vend u bë zgjedhja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Talat Xhaferi, si Ministër i ri i Mbrojtjes i Maqedonisë. Kundër zgjedhjes së tij pati një ditë më parë demonstrata të maqedonasve etnikë.
Protestat e djeshme të shqiptarëve ishin një kundërpërgjigje ndaj dhunës së ushtruar gjatë demonstratës së një dite më parë. Një zëdhënës i policisë është shprehur se gjendja është nën kontroll pas arrestimeve të kryera dhe se janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme.
Autor: Eliana Xhani (dpa)
Redaktoi: Auron Dodi