1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Deklarata kontradiktore për formimin e qeverisë

Harmonizohen qëndrimet me partitë shqiptare? Kreu socialdemokrat, Zoran Zaev pohon se ka arritur ujdi me partitë shqiptare. Por nga ana e saj BDI-ja pohon se mund të mbetet në opozitë.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev ka bërë të ditur se i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të partive politike shqiptare për të marrë mandatin nga Presidenti për krijimin e Qeverisë së re. Zaev ka thënë, se ka harmonizuar qëndrimet me partitë politike shqiptare, përfshirë edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

"Tanimë kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Besoj se ka mbetur një pjesë e vogël për t'u biseduar rreth formimit të Qeverisë së Maqedonisë, sepse çështjet kruciale, siç është platforma e Qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve tanimë janë harmonizuar”, ka theksuar Zaev.

Sipas tij ka mbetur që të diskutohet me kryetarët e partive të tjera për të diskutuar rreth ndarjes së dikastereve ministrore dhe kuadrin që do të jetë pjesë e qeverisë së re ."Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve në fillim të muajit mars, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re, të kryesuar nga social demokratët”, është shprehur Zaev. Ai nuk beson se do të ketë protesta të organizuara nga VMRO DPMNE, e kryesuar nga Nikolla Gruevski si shenjë pakënaqësie apo shfaqje revolte. "Ajo se do të ketë protesta apo bojkot nga VMRO DPMNE nuk do të ndodh, sepse siç e dini kur e majta vjen në pushtet atëherë ka dialog. Ne jemi të hapur për të biseduar për gjithçka dhe të arrihet një zgjidhje. Nëse dëshirojnë pa arsye të mbajnë protesta atëherë le të shëtisin pak rrugëve ", ka thënë Zaev.

BDI në dilemë - pë pozitë apo opozitë?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se BDI-ja mund të mbetet në opozitë dhe kjo është një nga opsionet e debatit në mbledhjen e kryesisë qendrore të mbajtur të premten. Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka analizuar dy opsione, nëse do të përkrahë një qeveri të pakicës, ose të marrë pjese në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

"Shqyrtojmë opcionin të ngelemi në opozitë”, është përgjigjur Ahmeti i pyetur lidhur me pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshja se vallë do t'i jep apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të mund të marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov. I pyetur nëse në këto bisedime a bisedohet për një koalicion eventual me VMRON-DPMNE-në , zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani është përgjigjur shkurt, se një gjë e tillë nuk po bisedohet.

VMRO-DPMNE: Nuk do të lejojmë ridefinimin e shtetit

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vlerëson se LSDM-ja dhe Zoran Zaev duan t'i defaktorizojnë maqedonasit në këtë shtet.

"Tentativa e LSDM-së dhe BDI-së është që të bëjnë defaktorizim të maqedonasve, të popullit maqedonas dhe të bashkësive të tjera etnike si turqit, serbët, vllehët, romët etj. Këtë defakrorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE-ja do të qëndrojë fuqishëm, në cilën do situatë në mbrojtjen e shtetit dhe të interesave nacionale. LSDM bën garë me veten se sa më shumë do t'u ofrojë partive shqiptare. Kjo duhet ndalur. Dikush nuk e kupton seriozisht këtë, por koha tregon në se LSDM fuqishëm kërkon të bëjë ridefinimin e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Gruevski.

Mbështetje Zaevit, nëse ai pranon platformën shqiptare

Dy partitë e tjera shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se do të deponojnë nënshkrimet e deputetëve të tyre për të marrë mandatin kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, dhe pas kësaj do të fillojnë bisedimet për të marrë ose jo pjesë në Qeveri ndërkohë që kanë thënë se do ta mbështesin Qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja. Të dyja partitë pohuan se do të negocionin me LSDM-në për koalicionim të mundshëm, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tyre. Ziadin Sela nga Aleanca betonoi edhe njëherë qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni që nuk do ta barazonte shqipen me maqedonishten.

Drafti për ligjin për gjuhën shqipe është i përgatitur me kontributin tonë dhe janë gjërat kryesore, të cilat ne i mendojmë se duhet të jenë në ligj dhe akoma do të punohet në mënyrë që të jetë një ligj i mirëfilltë për përdorimin e gjuhës shqipe, ka thënë Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.