20 të arrestuar për vrasjen e pesëfishtë
1 Maj 2012Policia maqedonase njoftoi sot arrestimin e 20 radikalëve myslimanë, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi terrorist që kreu vrasjen e 5 qytetarëve maqedonas në fillim të muajit prill. “Ministria e Brendshme ka gjetur autorët e vrasjeve horror në liqenin Smilkovsko afër Shkupit," tha në një konferencë për shtyp ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska.
Mes 20 myslimanëve radikalë të arrestuar ka disa që kanë luftuar kundër forcave të NATO-s në Afganistan dhe Pakistan. Jankulovska, tha se disa nga të arrestuarit janë të përfshirë direkt në vrasjen e 5 burrave, ku më i moshuari ishte 45 vjeç, ndërsa katër të tjerët mes 18 dhe 22 vjeç. Viktimat u gjetën të pestë me nga një plumb në kokë afër një vendi peshkimi. “Ministria e Brendshme do të ngrejë akuza për terrorizëm ndaj tyre,” shtoi ajo, duke shpjeguar se qëllimi i tyre ishte të përhapnin frikë dhe pasiguri. Vrasjet rritën tensionenet mes maqedoanse dhe shqiptarëve etinkë.
Autor: AFP, rtr/ Amarildo Topi
Redaktoi: Aida Cama