1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Manovra e papritur e Kinës ndaj Tibetit

25 Prill 2008

Në shtypin gjerman komentohet kthesa e Kinës, që papritur shprehu gatishmëri të vendosë kontaktin me me kreun shpitëror të tibetianëve, Dala Lama.

https://p.dw.com/p/DoqR
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Tani duhet ta ndejnë veten të konfirmuar ata që në botën e jashtme vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen, se Kina është e ndjeshme ndaj presionit. Thirrjet për bojkotimin e lojrave olimpike tani shumë shpejt do të shuhen. Biznesmenëve të huaj vërtetë u duhet të përballen me vështirësi për parrjen e vizës, por ketëj e tutje ato mund t´i vazhdojnë të pratrazuar bizneset e tyre. Ndërsa qeveria kineze tani mund të gëzohet sërish me imazhet e bukura olimipke. Por nga e premtja a ka vallë të fituar dhe të humbur prej çështjes së Tibetit? Ende s´kemi mbërritur kaq larg. Dikur lojrtat olimpike do të marrin fund. Vetëm pas kësaj do të shihet, nëse edhe tibetianët do të përfitojnë diçka prej kësaj lëvizjeje të re të Kinës. Deri atëherë vazhdon të jetë në fuqi parimi: një regjimi si atij të Pekinit nuk duhet t´i besohet derisa të japë provat."


"Nordwest-Zeitung" në komentin e saj veçon aspketin e të drejtave të njeriut: "Le të urojmë, që afrimi i matur do të kurorëzohet në një dialog, që do të ndihmojë në sigurimin e të drejtave të njeriut në Kinë dhe të gjitha territoret e aneksuara. Deri atëherë është një rrugë e gjatë, ndoshta e mbushur me më shumë pengesa se procesioni i flakës se sivjetme olimpike, që po arrinte në kufijtë groteskë.


Ndërsa sipas komentatorit të "Lausitzer Rundschau": "Pikërisht gjesti i qeverisë kineze ndaj Dalai Lamës është i lidhur ngushtë me fushatën e sukseshme nacionaliste të saj të javëve të fundit. Klika qeverisëse në Pekin ia doli që ta manipulojë konfliktin e Tibetit deri në atë pikë, saqë çështja e të drejtave të njeriut degradoi në rang të fundit. (...) Gjesti ka si qëllim që së paku deri në fund të lojrave olimpike botës së jashtme t´i krijohet një pretekst për ta lënë rastin në jarresë."