Mandati i NATO-s në Kosovë - mbrojtja e kufijve
22 Shkurt 2008
Përshkallëzimi deri në ekstrem i protestave të serbëve në Beograd, djegia e flamurit amarikan në selinë e amabsadës së SHBA dhe vendosja në vend të tij e flamurit serb është dënuar ashpër nga kreu i qeverisë së Tiranës,Sali Berisha.
„Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira , rikujton kohën eMillosheviçit. Ishte jashtëzakonisht e rëndë që kryeministri i vendit, Koshtunica thërret mitingje për t’iu rënë sirenave nacionaliste. Ishte edhe më e shëmtuar që grupe huliganësh dhe të papërgjegjshëm u vunë zjarr ndërtesave. Kjo është një rrugë që shkon drejt të shkuarës dhe jo drejt së ardhmes. Besoj që ngjarjet janë në kundërshtim me interesat e popullit serb.“
Ky qëndrim është bërë publik gjatë një konference të përbashkët shtypi, që kreu i qeverisë së Tiarnës, Berisha dha me Mark Fitxherald, komandant i trupave të NATO-s, për Europën Juglindore. Duke shprehur këndvështrimin e Aleancës Atlantike për protestat e serbëve në Beograd, zyrtari i lartë i saj, Fitxherald tha se, „ngjarjet në Beograd NATO i sheh si destabilizuese për rajonin. Aleanca kërkon të sigurohet se udhëheqësirt në Serbi e kuptojnë këtë dhe do t´i mbajnë njerëzit nën kontroll. Është e drejta e njerëzve të lirë dhe demokratikë të shprehin mendimet e tyre por nuk është e drejtë që ata të nxjerrin armët“
Nga Tirana admirali Fitxherald iu përgjigj paralajmërimit të Rusisë se do të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë nëse trupat eNATO-s atje do të dalin jashtë misionit të tyre. „Mandati i NATOs në Kosvë nuk ka ndryshuar. Ky mandat është ruajtja e kufijve te Kosoves dhe sigurimi i nje mjedisi të sigurtë. Inicidentet fatkeqe në kufi kishin ndodhur pasi disa njerez kishin futur armë kur kufijtë ishin ende të hapur.“ tha Fitxherald.
Admirali i NATO-s për Evropën Juglindore, Mark Fitxherald, u takua edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, takim gjatë të cilit ai u shpreh optimist për mundësinë e marrjes së një ftese anëtarësimi nga samiti i NATO-s në Bukuresht.