Zgjedhjet në Francë
18 Qershor 2017Reklamë
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë ka zgjuar pak vëmendje gjatë ditës së djeshme. Shumë francezë kanë vendosur që ditën ta kalojnë në shtëpitë e tyre apo në shetitje me familjet, ndonëse balotazhi i zgjedhjeve parlamentare në Francë konsiderohej si vendimtar për orientimin e këtij vendi. Ndaj nuk ishte ndonjë befasi që në fund pjesëmarrja ishte më e ultë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Francë, kumtoi ministria e Brendshme.
Presidenti Emmanuel Macron ka fituar shumiën në parlament dhe tani i ka duart e lira t'i realizojë reformat e paralajmëruara para zgjedhjeve. Qeveria e tij synon që këtë muaj të nisë procedurën e miratimit të ligjeve për të drejtën e punës. Presidenti Macron ka votuar paradite në Le Touquet.