1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më tepër kënaqësi, por jo edhe zgjuarsi

29 Mars 2018

Lojrat për stërvitjen e trurit dhe të kujtesës kanë më pak efekt se sa mendohet, sepse zgjidhja më shpejt e një loje të caktuar lidhet me rutinën dhe jo me shtimin e aftësive të trurit.

https://p.dw.com/p/2v9dV
Mensch ärgere dich nicht
Fotografi: M. Schuppich

Një numër i madh lojrash mendore, si fjalë-kryqe, rebuse, kriptograme, sudoku, si dhe programesh kompjuterike premtojnë se ndikojnë dhe ndihmojnë që truri të punojë më me shpejtësi dhe efektivitet

Shumëkush që zgjidh pra me shpejtësi lojra të ndryshme mendore beson se ka bërë përparime duke shtuar kapacitetin e trurit dhe përmirësuar kujtesën. Por sipas një studimi të studjuesve të Cognition and Brain Sciences Unit të Universitetit të Kembrixhit lojrat për stërvitjen e trurit dhe të kujtesës të japin më tepër kënaqësi dhe të zbavisin, por as s'të bëjnë më të zgjuar dhe as përmirësojnë kapacitetin e përdorimit të trurit.

Ungarn Würfel und Ball von Rubik
Fotografi: RIA Novosti

Vetëm rutina nuk mjafton

Në studim u përfshinë 11. 430 vetë. Shkencëtarët u dhanë atyre ushtrime dhe detyra të ndryshme që pretendojnë së të përmirësojnë kujtesën, aftësitë arsyetuese, planifikuese apo ato vizuale.

Shkencëtarët vunë re se pjesmarrësit zgjidhnin me shpejtësi ato detyra mendore, për të cilat ishin ushtruar dhe kishin fituar një lloj rutine. Kur u dhanë detyra për të cilat mendja ishte e papërgatitur, shkencëtarët vunë re se pjesëmarrësit nuk ishin në gjendje t'i transferonin këto aftësi për kryerjen e detyrës së re. Për këtë arsye studiuesit arritën në përfundimin se pa një transferim të aftësive të tilla, nuk mund të flitet për një stërvitje të vërtetë të trurit.