1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë se 1.5 milionë britanikë duan një referendum të dytë për Brexit-in

Të rinjtë britanikë votuan pro qëndrimit të vendit në BE, të moshuarit kundër. Tani mbi 1.5 milionë britanikë kërkojnë një referendum të dytë.

52 për qind pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian - a është kjo pak? Më shumë se 1.5 milionë britanikë kërkojnë që për shkak të rezultatit të ngushtë në referendumin për qëndrimin apo daljen nga BE-ja, të organizohet sërish një referendum i dytë.

Një peticion zyrtar në internet drejtuar Parlamentit në Londër kapi të shtunën në mëngjes shifrën e një milion nënshkruesve. Brenda disa orësh u mblodhën më shumë 500 000 nënshkrime digjitale.

100.000 mbështetës mjaftojnë

Që që Parlamenti të marrë në konsideratë organizimin e një debati janë të mjaftueshëm 100.000 mbështetës, thuhet në faqen e internetit të Parlamentit. Nënshkruesit kërkojnë që duhet të ketë një referendum të ri, sepse në përfundim të referendumit përmbushen të dyja kushtet për një referendum të ri, pra pjesëmarrja ishte nën 75 për qind, ose në favor apo kundër Brexit-it votojnë më pak se 60 për qind e votuesve.

Të rinjtë britanikë votuan pro qëndrimit të vendit në BE

Të rinjtë britanikë votuan pro qëndrimit të vendit në BE

Peticioni është online që nga fundi i majit, por pasi të premten u bë e qartë se sa i ndarë është vendi në lidhje me qëndrimin apo daljen nga BE-ja, numri i mbështetësve të peticionit u rrit me shpejtësi.

Dallim mes brezave

Sipas një sondazhi nga institutit për demoskopi YouGov në mbarë Britaninë e Madhe 64 për qind e 18- deri 24-vjeçarëve votuan pro qëndrimit të vendit në BE. Kurse ndër votuesit mbi moshën 65 vjeç vihet re e kundërta. Rreth 60 për qind e tyre votoi pro daljes nga BE-ja.