Mönchengladbach e mund Schalken 2:1
21 Shkurt 2011Reklamë
Në kuadër të raundit të 23-të të ndeshjeve të Bundesligës, ekipi i Mönchengladbach-ut arriti dje të shënojë fitoren e parë në fushën e tij në këtë sezon. Mönchengladbach-u, i cili renditet i fundit në tabelën e Bundesligës arriti të mposhtë Schalken me rezultat 2:1. Leverkusen-i fitoi 4:2 kundër Shtuttgart-it dhe e zhvendosi Bajernin e Mynihut nga vendi i dytë në vendin e tretë në tabelë.
Autor: dpa/Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi