1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bilanci i punës së Merkelit

Nina Werkhäuser/ Angelina Verbica25 Korrik 2012

Kancelarja gjermane Angela Merkel nis pushimet e verës me një vizitë Bayereuth në festivalin e Wagnerit . Muajt e fundit kanë qenë për të shumë të trazuar. Para vetes ka zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

https://p.dw.com/p/15eMH
Kancelarja Angela Merkel dhe i shoqi Joachim Sauer nis pushimet e verës me një vizitë Bayereuth
Kancelarja Angela Merkel dhe i shoqi Joachim Sauer nis pushimet e verës me një vizitë BayereuthFotografi: picture-alliance/dpa

Kësaj rradhe nuk do të ketë konferencë shtypi në verë. Vitet e kaluara kancelarja ka folur gjithmonë edhe një herë me shtypin e kryeqytetit, para se të shkonte në pushim. Këtë vit Angela Merkel ka hequr dorë nga reklama për vete dhe nga pyetjet e pakëndshme. Ajo shkon të shëtisë në male, së bashku me bashkëshortin e saj Joachim Sauer. Telefonin celular do ta mbajë të hapur, por megjithatë më në fund disa ditë pa mbledhje kabineti, samite të BE-së dhe menaxhim krizash.

Pushimi për Merkelin fillon në festivalin e Wagnerit në Bayreuth. Atje do të shfaqet "Holandezi fluturues" - historia e një kapiteni, i cili ende nëpër detëra me anijen e tij fantazmë, pasi nuk ka mundur ta kapërcejë Kepin e Shpresës së Mirë. Edhe në Berlin ka patur këtë vit disa stuhi politike. Dhe kjo jo vetëm për shkakun, se "Piratët" hynë në parlamentet e disa landeve duke vështirësuar krijimin e shumicave konservatore. Gjysma e parë e vitit 2012 ka qenë për Angela Merkel në çdo drejtim një vit i trazuar.

Angela Merkel me pushime
Angela Merkel me pushimeFotografi: picture-alliance/dpa

Kriza gjendje e përhershme

Stabilizimi i euros është një histori gati e pafund. Perveç pacientit të përhershëm Greqisë, tani edhe Spanja ka nevojë për ndihma miliardëshe. Parlamenti nxitoi të mblidhej në një seancë të posaçme në pushimin e verës, për të dhënë fonde me një procedurë urgjente. Jo të gjithë nga partitë e koalicionit të Merkelit CDU, CSU dhe FDP votuan pro. "Ne gjithmonë marrim shumicat e nevojshme", hodhi poshtë kritikat kancelarja. Edhe në pushime atë do ta ndjekë situata e euros.

Si qëndron puna me menaxhimin, që i bën ajo krizës? Në Europë Merkel sulmohet shpesh si avokate e rreptë e rregullave të kursimit. Në të njëjtën kohë ajo e sheh vetën të përballet me dyshimet në rritje në vendin e saj: A hidhen paratë e mira pa dobi pas së keqes? shtrojnë pyetjen skeptikët. A i tradhëton kancelarja në Bruksel ndoshta interesat e taksapaguesve? "Edhe fuqitë e Gjermanisë nuk janë të pafund", thotë Merkel vetë.

Presidenti Joachim Gauck porositi: "Kanzerja ka tani obligim, që të përshkruajë në mënyrë shumë të detajuar, se çfarë do të thotë kjo, edhe nga ana fiskale." Për shumë qytetarë shpëtimi i euros bëhet paralelisht me shfuqizimin e parlamentit - përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre - në favor të "diktaturës financiare" të Brukselit. Gjykata kushtetuese gjermane po shqyrton ndërkohë, nëse ligji i parlamentit për buxhetin cënohet nga ombrella e përhershme e shpëtimit ESM.

Kohë të vështira, qeveri e dobët

Problemet financiare të Europës kanë larguar vemendjen nga fakti, se qeveria konservatore-liberale e Merkelit sërish pati një bilanc të dobët në gjysëm e parë të vitit 2012. FDP e frenoi me vështirësi rënien e saj politike me anë të sukseseve në zgjedhjet në landet Schleswig-Holstein dhe Nordrhein-Westfalen, por ka pak gjëra për të treguar.

Bayereuth, Festivali i Wagnerit
Bayereuth, Festivali i WagneritFotografi: picture-alliance/dpa

Për shkak të mungesës së sukseseve të tjera, liberalët krenohen se arritën të realizonin zgjedhjen e Joachim Gauck-ut si kandidat për postin e presidentit kundër dëshirës së Merkelit. Me triumfin e tij publik për këtë "puç" kryetari i FDP-së Philipp Rësler mblodhi pikë minus te kancelarja. Tërheqja e presidentit të preferuar të Merkelit Christian Wulff në shkurt ka qenë për Merkelin gjithsesi një dështim.

Në nivel federal, vështirë se mund të përmendësh një projekt politik, që qeveria gjermane ka miratuar pa grindje të brendshme. Për projektet komplekse si kthesa energjitike duket se qeveria nuk ka forcën e duhur. Përveç kësaj, që të tria partitë, CDU, CSU dhe FDP, profilohen vazhdimisht në kurriz të partnerëve të koalicionit.

Udhëheqëse e padiskutueshme

Në mosmarrëveshjet brenda rradhëve të veta kancelarja tregohet zakonisht e rezervuar, përveç rasteve, kur ndjen rrezik. Në gjysmën e parë të vitit 2012 Merkel pushoi një ministër. Ai ishte ministri i Mjedisit, Norbert Rëttgen, i cili e udhëhoqi CDU-në në fushatën zgjedhore në landin e rëndësishëm Nordrhein-Westfalen dhe dështoi krejtësisht.

Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: dapd

Politikanja e pushtetit Merkel e pa se po i dëmtohej autoriteti dhe largoi në mënyrë të akullt bashkëpunëtorin e saj të dikurshëm, i cili konsiderohej për kohë të gjatë si talenti i madh politik i partisë. Tavani i stafit të kristiandemokratëve një vit pas zgjedhjeve parlamentare është shumë i hollë. CDU në Nordrhein-Westfalen dhe Baden-Württemberg ndodhet për tokë për shkak të skandaleve dhe humbjeve në zgjedhje.

Merkel kërkon një mandat të tretë

Angela Merkel është kancelare që nga nëntori 2005, dhe ajo do të qëndrojë edhe pas zgjedhjeve në shtator 2013. "Puna më jep kënaqësi", thotë 58 vjeçarja. Në opozitë nuk ka asnjëri, që me lehtësi mund ta trondiste mbështetjen e Merkelit në popullsi. Në kohë krize, përvoja dhe pesha e saj në politikën ndërkombëatre kanë vlerë. Me tepër shenjat e lodhjes në të dyja palët, tek kancelarja dhe të zgjedhësit, do të shkaktonin ndryshimin. Në fakt Merkel dukej e lodhur në javët e fundit, dhe duhet ta ketë dëshiruar pushimin e verës.