1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

191111 Abschlussbericht Loja Dschirga

20 Nëntor 2011

„Po" patneritetit strategjik me SHBA-në dhe bisedimeve për paqen me talebanët. Këto janë dy vendimet e Loja Xhirgës afgane. Ato mbështesin presidentin Karsai.

https://p.dw.com/p/13DsK
Loja Xhirga
Loja XhirgaFotografi: picture alliance / dpa

Hamid Karzai është njeriu i duhur. Presidenti afgan mundi t'i bindë rreth 2100 delegatë të Loja Xhirgës për planet e tij. Kuvendi i këshillit tradicional donte të vazhdonte bashkëpunimin me SHBA-në, natyrisht e lidhur kjo me plotësimin e 54 kushteve. Pala afgane kërkoi ndihma të konsiderueshme në fushën e arsimit, të ekonomisë dhe bashkëpunimit ushtarak. Njëkohësisht presidenti afgan bëri të ditur dhe kushtet më të rëndësishme për këto: „Kushtet tona janë: Asnjë bastisje natën dhe nuk duhet të ketë asnjë burgosje. Përveç kësaj, ata nuk duhet të kenë burgje. Këto janë çështje të Ministrisë sonë të Brëndshme. Nëse ata duan të ndërtojnë një bazë ushtarake, ata mund ta bëjnë këtë. Kjo është në favorin tonë: Ne marrim mbështetje financiare dhe ushtarët tanë do të trajnohen."

Hamid Karzai
Hamid KarsaiFotografi: dapd

Shpresa optimiste

Patneriteti strategjik i parashikuar do të lejojë që amerikanët ndër të tjera të përdorin bazën ushtarake në Afganistan pas tërheqejes së planifikuar të trupave luftarake të NATO-s në fund të 2014. Stacionimi i trupave amerikane pastaj deri në 2024 do të jetë i kufizuar.

Nëse këto kushte do të zbatohen ende nuk është e qartë. Por kërkesat e Loja Xhirgës për patneritetin strategjik përkatës me SHBA qeveria e Kabulit mundi t'i paraqesë aktualisht pa ndonjë vështirësi të madhe. Eksperti afgan Seddiqullah Tauhidi flet për një lojë të lehtë të të dyja palëve gjatë negociatave për marrëveshjen: „SHBA pas 2014 nuk do të ketë shumë interes që të kryejë bastisje natën, ose të burgosë njerëz. Këto detyra do të ndërmerren nga forcat afgane të sigurimit pas tërheqjes së trupave të Natos. Pra këto kushte nuk mund ta trembin SHBA-në".

Bisedimet e paqes me talibanët

Më shumë se 2000 delegatë të Loja Xhirgës i vënë kushte SHBA
Më shumë se 2000 delegatë të Loja Xhirgës i vënë kushte SHBAFotografi: picture-alliance/dpa

Por për qeverinë afgane dhe SHBA-në do të jetë e vështirë për të përmbushur vendimin e dytë të Loja Xhirgës. Këshilli bëri thirrje për negociata direkte për paqe me talebanët e "moderuar". Bisedimet duhet të zhvillohen jo vetëm nëpërmjet kanaleve të qeverisë, thotë Kabir Ranjbar, një anëtar i këshillit: "Ne propozojmë që bisedimet me talebanët të forcohen përmes personaliteteve vendorë. Ata i njohin njerëzit në vendbanimet e tyre dhe gëzojnë në rastin ideal besimin e bashkëkombasve të tyre".

Talibanët deri tani kanë refuzuar bisedimet e paqes me qeverinë afgane. Ata kërkojnë një tërheqje të pakushtëzuar të të gjitha trupave të huaja nga Afganistani. Lidhja afatgjatë e Afganistanit me Shtetet e Bashkuara i bën bisedimet me talebanët vazhdimisht jorealiste, thotë eksperti afgan Tauhidi: “Një tjetër problem është fakti se kërkesat e Shteteve të Bashkuara në kuadër të partneritetit strategjik me Afganistanin janë ende të panjohura. Edhe delegatët vetë të Loja Xhirgës nuk e dinë se çfarë kërkon pala tjetër nga ne. Kjo nuk është një bazë e mirë për bisedimet e paqes."

Ushtarët amerikanë do të qëndrojnë deri ne vitin 2024 në Afganistan
Ushtarët amerikanë do të qëndrojnë deri ne vitin 2024 në AfganistanFotografi: picture alliance/dpa

Shtetet e Bashkuara, thotë Tauhidi, duhet saktësisht të bëjnë të ditur se për sa shumë baza ushtarake ata kanë dëshirë, për sa shumë ushtarë dhe për cilën periudhë kohore.

Presidenti Hamid Karzai premtoi se së shpejti të gjitha detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditur publikisht dhe shprehu besimin se së bashku me SHBA do të vendosin themelet e paqes së dëshiruar me gjithë shpirt. Karzai premtoi se do të ndjekë vendimet e Loja Xhirgës pikë për pikë.

Autor: Ratbil Shamel/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica