1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Lirohet nga mbajtja peng Ingrid Betancourt

Ingrid Betancourt u lirua nga mbajtja peng prej kryengritësve kolumbianë majtistë FARC. Ajo, tre amerikanë dhe 11 persona të tjerë u liruan gjatë një manovre mashtrimi të ushtarëve në provincën jugore Guaviare

Ingrid Betancourt pas lirimit, 2 korrik 2008

Ingrid Betancourt pas lirimit, 2 korrik 2008

Një kapelë dhe jelek, një fanellë ngjyrë hiri, pantallonta të zezë dhe çizme plastike. Kështu zbriti Ingrid Betancourt nga një avion në Bogotá. Ajo duket me shëndet të mirë, qesh dhe përqafon nënën dhe burrin e saj. Më pas falënderon të gjithë franko - kolumbianët që ndihmuan lirimin e saj. "I falënderoj të gjithë kolumbianët dhe mbarë botën që është interesuar për ne. Falënderoj vendlindjen dhe armatën time. Ishte një operacion perfekt lirimi."

Armata e Kolumbisë meriton lavdata të posaçme

Gati gjashtë vjet e gjysmë ka zgjatur mbajtja peng e politikanes nga organizata FARC në xhunglën kolumbiane. Ingrid Betancourt thotë se që në mëngjes e kishte ditur për aksionin e shpëtimit. Dy helikopterrë të bardhë kishin ardhur pë të marrë 14 pengje të tjera. Njerëzit në bord dukeshin si kryengritës të FARC-ut. Kur u mbyllöën dyert e helikopterrit treguan të vërtetën.

Shefi i operacionit tha: "Ne jemi nga armata kolumbiane. Ju tani jeni të lirë. Helikopterri gati u rrëzua, nga klithjet,. kërcimet dhe përqafimet tona. Nuk mund ta besonim. O zot, na dhurove një mrekulli. Kjo është mrekulli!"

Aksion me agjenta

Së bashku me 46 vjeçaren u liruan edhe tre amerikanë dhe 11 familjarë të policëve dhe ushtarakëve kolumbianë. Gati të gjitha ata falënderuan ushtrinë dhe presidentin Alvaro Uribe. Gjatë aksionit të shpëtimit në malet rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit Bogotá, nuk është dëgjuar asnjë e shtënë. Shërbimi sekret ushtarak ja doli që në kreun e FARC-ut të fusë një agjentë Ai kishte mundur t'i bindë krerët e FARC-ut që pengjet, e shpërndara në disa rajone të mblidhen në një vend. Atje u morrën me helikopterë, me shpjegimin se do të dërgohen tek udhëheqësi i ri i FARC-ut, Alfredo Cano.

Në fakt ata u sollën në liri

Një goditje tjetër e rëndë për FARC-un dhe një sukses i madh i ushtrisë.Operacioni i quajtur "shah" do të futet në histori, deklaroi ministri i mbrojtjes Juan Manuel Santos: "Një operacion i tillë nuk është kryer kurrë më parë. Detajet do t'i kumtojmë më vonë, por sa i përket punës së forcave tona, e gjitha është zhvilluar si në një film."

Famijët e Ingrid Betancourts janë nisur nga Franca për t'u takuar me të ëmën pas më shumë se gjashtë vitesh. Presidenti amerikan George Bush ka falenderuar presidentit Uribe për aksionin brilant të çlirimit të pengjeve. Telegrame urimi kanë dërguar edhe krerët e shumë vendeve nga Amerika latine dhe Evropa. Ndër të parët ishte presidenti i Francës Nicolas Sarkozy.

  • Data 03.07.2008
  • Autor Jakob Mayr
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVO7
  • Data 03.07.2008
  • Autor Jakob Mayr
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EVO7