1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

010108 kolumbien geiseln

RS/ CNN1 Janar 2008

Guerilasit fajësuan forcat e armatosura kolumbiane për sabotim të dorëzimit të parashikuar. Presidenti kolumbian Alvaro Uribe e hodhi poshtë akuzën si gënjeshtër.

https://p.dw.com/p/Ciox
Harta e Kolumbisë dhe VenezuelësFotografi: AP

'Turp për Kolumbinë, turp për Uriben', u shpreh regjisori amerikan Oliver Stone për agjencinë e lajmeve Associated Press para fluturimit të vëzhguesve në Caracas. Stone, i cili ishte ftuar prej presidentit venezuelas Hugo Chávez për të dokumentuar dorëzimin, deklaroi se FARC-u nuk ka kurrfarë motivi për të mos i liruar pengjet:

'Mendoj se është një mal me gjepura. Mendoj se qeveria kolumbiane nuk ka asnjë interes që dorëzimi të ndodhë. Nuk ka motiv. Përse të ketë FARC-u motiv. Ai nuk ka motiv për të mos i lënë të lira pengjet. Ne u përpoqëm.'

Guerilasit fajësuan forcat e armatosura kolumbiane për sabotim të dorëzimit të parashikuar. Presidenti kolumbian Alvaro Uribe e hodhi poshtë akuzën si gënjeshtër. Ai shprehu hamendjen se djali trevjeçar që do të lirohej me të ëmën dhe me një grua tjetër nuk gjendet më në duart e guerilasve.