1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligj i ri pȅr shpifjet

28 Shkurt 2012

Shqipȅria heq dȅnimin me burg pȅr shpifje dhe media. Nȅ ligjin e ri, shpifja dhe fyerja nȅ media cilȅsohen vepra penale dhe dȅnohen jo mȅ me burgim por me gjobȅ qȅ shkon nga 350 deri nȅ 25 mijȅ euro.

https://p.dw.com/p/14BIK
Kiosk ku shiten gazetat
Kiosk ku shiten gazetatFotografi: DW / Cama

Nȅ gjykatat shqiptare tȅ shkallȅs sȅ parȅ ka me dhjetra procese tȅ hapura gjyqȅsore pȅr shpifje  dhe fyerje, kryesisht nga politikanȅ kundȅr njȅri tjetrit por edhe nga personalitete apo qytetarë të zakonshëm. Deri dje, ligji parashikonte edhe burgim tȅ personit qȅ kishte shpifur apo fyer nȅ media. A u zbatua ndonjeherȅ ky ligj ne Shqipëri kundȅr gazetarȅve?

“Jo, burgosje të gazetarëve apo personave të tjerë për shpifje nuk ka patur asnjȅhere nȅ kȅto 20 vite tȅ medias postkomuniste. Por ka patur procese tȅ shumta gjyqȅsore, procese qȅ vazhdojnȅ ende, ku personi qȅ ka hapur njȅ proces penal kȅrkon si dȅmshpȅrblim pȅr fyerjen apo shpifjen shuma marramendȅse,” thotȅ pȅr programion shqip tȅ DW Aleksandȅr Çipa, kryerar i Unionit tȅ Gazetarȅve tȅ Shqipȅrisȅ, union qȅ ishte nȅ grupet e interesit pȅr amendimin e ligjit.

Aleksander Cipa
Aleksander ÇipaFotografi: DW

Shumat arrinin edhe nȅ 150 mijȅ euro. Me pak fjalȅ ligji pȅr shpifje dhe fyerje nȅ media deri sot mbeti nȅ letȅr: as burgosje, as pagim gjobe duke krijuar pronleme te medha te natyres etiko- morale. “ Problemet mȅ tȅ  mȅdha qȅ ka hasur media pluraliste nȅ Shqipȅri nȅ kȅto 20 vite tȅ tranzicionit kanȅ qȅnȅ tȅ lidhura me mosrespektimin e legjislacionit egzistues lidhur me shpifjen dhe fyerjen, mungesȅn e etikȅs pȅr respektimin e aspekteve private tȅ individit qofshin kȅta politikanȅ, personalitete apo mȅ rrallȅ qytetarȅ tȅ zakonshȅm” thotȅ Z. Çipa.

Ligj i ri sipas standarteve tȅ BE me asistencȅn e OSBE-sȅ.

Pȅrpjekjet pȅr tȅ amenduar kȅtȅ ligj, qȅ dȅshmoi tȅ ishte i dȅshtuar pasi nuk gjeti kurrȅ zbatim, nisȅn paraa 8 vitesh. Por ato nuk u kurorȅzuan me sukses pasi palȅt nuk binin dakort. Mosmarrveshja kryesore ishte ajo lidhur me konsiderimin e shpifjes dhe fyerjes njȅ vepȅr penale dhe si e tillȅ tȅ mbetej nȅ Kodin penal apo tȅ hiqej nga Kodi Penal dhe tȅ vendosej nȅ Kodin civil dhe tȅ konsiderohej shkelje civile. Pas diskutimesh tȅ gjata mȅ nȅ fund kȅtȅ muaj palȅt, maxhoranca e djathte dhe opozita e majtȅ, arritȅn kompromisin: dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes nȅ media, heqjen e dȅnimit me burg, mbetjen si vepȅr penale por uljen e gjobȅs pȅr palȅn qȅ humbet procesin gjyqȅsor. Nȅ ligjin e ri fyerja e qȅllimshme e personit pȅrbȅn kundȅrvajtje penale dhe dȅnohet me gjobȅ deri nȅ 750 euro. Çdo  shpifje apo informacion i rremȅ, që cȅnon nderin dhe  dinjitetin e individit përbën pȅrsȅri  kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri nȅ 1500 euro. 

“ Nȅ tȅrȅsinȅ e vet amendimet e ligjit pȅr shpifjen dhe fyerjen nȅ media janȅ pozitive. Ato kaluan nȅ Komisionin Parlamentar pȅr Median pas diskutimeve me grupet e interesit – shoqatat dhe sindikatat e gazetarȅve, operatorȅt nȅ tregun e medias- dhe u asistuan nga faktori ndȅrkombȅtar, veçanȅrisht OSBE, qȅ monitoroi debatin pȅr amendimin e ligjit. Ligji i ri do tȅ bȅjȅ tȅ mundur qȅ nȅ realitetin mediatik tȅ Shqipȅrisȅ tȅ shfaqet njȅ pȅrmirȅsim nga pikpamja etike, tȅ rritet pȅrgjegjȅsia pȅr cilȅsinȅ dhe vȅrtetȅsinȅ  e raportimeve dhe tȅ krijohet njȅ standart i ri profesional dhe etik i krahasueshȅm me atȅ tȅ mediave perȅndimore dhe europiane,” thotȅ kryetari i Unionit tȅ Gazetarȅve tȅ Shqipȅrisȅ, Aleksandȅr Çipa.  

Shitje gazetash
Shitje gazetashFotografi: DW/Aida Cama

Ligji dhe e drejta e individit pȅr mbrotjen e privacisë

Dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes nȅ media krijon njȅ raport tȅ ri nȅ marrdhȅnien mes gazetarȅve, medias dhe individit, nȅ tȅ drejtȅn e tij pȅr respektimin e aspekteve tȅ jetȅs sȅ tij private. “Ky ligj e rregullon, e standartizon kȅtȅ marrdhȅnie qȅ ȅshtȅ sa delikate aq edhe nȅ shȅrbim, nȅ dispozicion tȅ vlerave pluraliste tȅ njȅ shtypi tȅ lirȅ apo medias nȅ pȅrgjithȅsi,” thotȅ Z. Çipa 

Nȅ ligjin e ri shfuqizohet neni që i garanton mbrojtje të posaçme Presidentit tȅ Republikȅs nga vepra penale e shpifjes dhe fyerjes. 

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama