Muhamed Ali shuhet papritur në Arizona
4 Qershor 2016Zëdhënësi i Alisë, Bob Gunnel konfirmoi lajmin e vdekjes së boksierit në moshën 74 vjeçare. Brenda pak minutash ai u përhap nga kanali amerikan ABC e kanale kryesore .botërorë „Pas një lufte 32-vjeçare kundër sëmundjes Parkinson, ai u largua prej nesh“, thuhej në deklaratë. Boksieri i peshave të rënda u dërgua të enjten për shkak të problemeve me frymëmarrjen në klinikën Phoenix në shtetin Arizona të SHBA-së. Brenda së premtes gjendja e tij u përkeqësua. Muhamed Ali u sëmur nga sëmundja e Parkinsonit nga viti 1984. Në vitin 1981 ai e përfundoi karrierën e boksit. „Më i madhi“, si thirrej Ali, ka qenë tre here kampion, dhe i vuri vulën botës së sportit të boksit, si askush tjetër.
Që nga sëmundja, Muhamed Ali doli gjithnjë e më rrallë në publik. I paharruar mbetet kontributi i tij për hapjen e Lojërave Olimpike të vitit 1996 në Atlanta, kur Ali ndezi zjarrin olimpik në stadium. “Ai ishte një atlet që preku zemrën e njerëzve në të gjithë globin”, reagoi presidenti i IOC-s, Komitetit të Lojërave Olimipike, Thomas Bach pas lajmit nga Arizona. Edhe kundërshtari i Muhamed Alisë, George Foreman reagoi i prekur pas lajmit. “Një pjesë e imja është ndarë nga jeta”, ka shkruar ai në twitter.