1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Largohet nga komanda e KFOR-it gjenerali Halbauer

Gjenerali gjerman Volker Halbauer, pas një viti në krye të KFOR-it, i lë vendin gjeneralit italian, Salvatore Farina. Presidentja e Kosovës Jahjaga e dekoroi gjeneralin “me urdhërin ushtarak për mision në Kosovë”.

Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Volker Halbauer, pas një viti në krye të KFOR-it, i lë vendin një gjenerali italian, Salvatore Farina. Në praninë e shumë personaliteteve kosovare dhe ndërkombëtare, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandës.

Komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, tha para të pranishmëve se “Kosova gjatë 14 vjetëve pas përfundimit të luftës ka kaluar nëpër shumë sfida, mirëpo ky vend mund të cilësohet sipas tij si histori suksesi.”

Ndërrim i komandës në krye të KFOR-it në Kosovë Author: Bekim Shehu, DW correspondent from Kosova Date: 06.09.2013

Ndërrim i komandës në krye të KFOR-it në Kosovë

“Promovimi i përparimit tregon mirë dinamikën dhe frymën e ndryshimit, sa i përket stabilizimit dhe normalizimit. Për të ofruar një qasje të drejtë, KFOR-i ka zhvilluar një koncept të njohur si ”shtrirja e KFOR-it për siguri në veri”, mbështetur në mandatin dhe misionin e KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe liri të lëvizjes. Me dialogun për siguri është hapur një kapitull për ndërtimin e besimit në nivel teknik”, tha gjenerali Halbauer.

Gjenerali gjerman nderohet me Urdhërin Ushtarak për mision në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjeneralin e vlerësoi lart gjerman Volker Halbauer për kontributin e tij në krye të forcave paqeruajtëse, duke e dekoruar “me Urdhërin Ushtarak për mision në Kosovë”.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës dua t'ju përgëzoj ju, oficerë dhe ushtarë të KFOR-it për përmbushjen e misionit tuaj me profesionalizëm dhe me dinjitet gjatë tërë këtyre viteve, që na qëndruat përkrah, përderisa i vendosëm themelet e shoqërisë prosperuese. Dua t'ju siguroj se qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen, që na e keni dhënë, për besimin që ia keni dhuruar këtij vendi dhe për miqësinë e gjatë, të cilën e vendosët këtu.

Barrikadat në veri shpejt do ta humbasin vlerën

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian, Salvatore Farina

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian, Salvatore Farina

Gjenerali gjerman, Volker Halbauer, gjatë shërbimit njëvjeçar në krye të KFOR-it është përballur me një situatë jo të qetë në veri të Kosovës, sidomos me bllokimin e rrugëve nga barrikadat e vendosura nga serbët, disa nga të cilat akoma qëndrojnë në rrugë. Gjenerali Halbauer në konferencën e fundit për media,tha se “me zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi barrikadave do t'u humbasë vlera.”

“Barrikada në urë me siguri do të largohet. Por duhet ta shohim këtë bllokadë nga një perspektivë tjetër. Për sa e kuptoj unë, kjo ka një simbolikë politike dhe simbolizon njëfarë rezistence të zhvillimeve politike për njerëzit në veri nga pikëpamja e tyre. Dhe pasi që kemi parë dialogun politik dhe proceset politike, mendoj që bllokada në veri do të humbasë vlerën”, tha gjenerali në largim Volger Halbauer. KFOR-i ka disa vite që i është nënshtruar zvogëlimit të trupave, proces ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmën varësisht për situatës së sigurisë. Aktualisht NATO-ja ka në Kosovë rreth 5 mijë trupa.