1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Landi midis detrave - Shlesvig-Holstajn

Shlesvig Holstajn (Schleswig-Holstein) është landi më verior i Gjermanisë. Kryqyteti i landit është Kili (Kiel). Landi Shlesvig-Holstajn është themeluar më 1946, sipas ish provincës prusjane.

Fanari i detit në Westerheversand është 100 vjeçar

Fanari i detit në Westerheversand është 100 vjeçar

Lidhjet daneze

Për 400 vjet me rradhë historia e këtij landi ka qenë e lidhur ngushtë me atë të familjes mbretërore daneze. Edhe sot në veri të landit jetojnë 50 mijë danezë. 2,8 milionë banorët e Shlesvig- Holstajnit e fitojnë bukën kryesisht në sektorin e shërbimeve.

Fëmijë danezë në Flensburg

Fëmijë danezë në Flensburg

Turizmi i ishujve

Turiqmi është një sektor që luan rol të madh në këtë land të mbushur me ishuj dhe brigje detare. Në dekadat e fundit Shlesvig - Holstajn është kthyer nga një vend agrar dhe prodhues varkash në një vend të industrisë me teknologji të lartë. Të rëndësishme janë sektorët e mjekësisë, energjisë dhe teknikës së ambientit, ekonomia maritime, teknologjia informacionit dhe prodhuesit e lëndëve ushqimore.

Monumenti i Tomas Manit para shtëpisë së Buddenbrook-ëve, Lybek

Monumenti i Tomas Manit para shtëpisë së Buddenbrook-ëve, Lybek

Tomas Mani mund të zum Anfasen

Shlesvig - Holstajn ofron mundësira edhe në fushën e kulturës. Në Lybek mund të vizitohet shtëpia e Buddenbrook-ëve, për të cilën tregohet në veprat e shkrimtarit nobelist Tomas Man dhe vëllait të tij Hajnrih Man. Festivalet muzikore dhe të filmit tërheqin shumë publik në muajt e verës

Informacione për Shlesvig - Holstajn:

Popullsia : 2,8 milionë banorë

Sipërfaqja: 16000 kilometra katrorë

Faktor i rëndësishëm ekonomik: Sektori i shërbimeve

Kryeqyteti: Kili

Data e themelimit :12 qershor 1946 (Pranimi i Kushtetutës provizore) Faqja zyrtare e internetit : http://www.schleswig-holstein.de

WWW Linke

  • Data 08.06.2008
  • Autor Renée Willenbring
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFod
  • Data 08.06.2008
  • Autor Renée Willenbring
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFod