1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lammert priti në Berlin homologen Topalli

9 Shkurt 2012

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli zhvilloi të mërkurën një sërë takimesh me përfaqësues të politikës, diplomacisë dhe ekonomisë në Berlin.

https://p.dw.com/p/13zxt
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina TopalliFotografi: Anila Shuka

Mbas bisedës së saj me kryetarin e Bundestagut, Norbert Lammert, Topalli falënderoi Gjermaninë për mbështetjen thënë këtyre dy viteve dhe vuri në në dukje rolin e veçantë të saj në zhvillimin e Shqipërisë. "Ne gjatë këtyre 20 viteve Gjermaninë e kemi pasur si investuesin kryesor në të gjithë termat: financiarë, ekonomikë, politikë në zhvillimet e Shqipërisë", tha ajo para gazetarëve dhe shtoi: «Shqipëria e shikon Gjermaninë në mënyrë konstante si avokate të interesave të shqiptarëve».

Lammert tha se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve është në një nivel të tillë sikur Shqipëria të ishte në Bashkimin Evropian. Politikani kristiandemokrat e përforcoi edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por vuri në dukje se ajo do të marrë disa kohë derisa të realizohet.

Në vizitën e saj të dytë zyrtare në Gjermani kryetarja e kuvendit të Shqipërisë pati takime edhe në senatin e Berlinit, si dhe një bisedë me ministren e shtetit për punë të jashtme, Cornelia Pieper, e me përfaqësues të Tregtisë Gjermane.

Autore: ash

Redaktoi: E. Xhani