1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuvendi maqedonas ratifikoi marrëveshjen për emrin

20 Qershor 2018

Me 69 vota për asnjë kundër asnjë të përmbajtur dhe pa prezencën e opozitën, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emrin.

https://p.dw.com/p/2zveN
Mazedonien Premierminister Zoran Zaev im Parlament in Skopje
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski

Me marrëveshjen e miratuar në Kuvednin maqedonas në Shkup, me 69 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i dha dritën jeshile emrit të ri të këtij vendi, për të cilin janë dakorkuar autoritetet e Shkupit dhe Athinës: "Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Zaev: Vendimi përfundimtar në duart e qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën re Kuvendit tha se qytetarët në referendum do ta marrin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit. "Para tre ditëve nënshkruam dokumentin për t'i dhënë fund kësaj çështjeje që po zgjatë tri dekada. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, ka thënë Zaev.

Mazedonien Griechenland Namensstreit beigelegt Zaev und Tsipras
Zaev dhe TsiprasFotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Zaev gjithashtu theksoi se marrëveshja është mbështetur nga të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe nga kjo marrëveshje do të hapen dyert e Maqedonisë drejt të ardhmes evropiane. Gjithashtu tha se pret që Maqedonisë t'i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Vendimi pritet në samitin e BE që do mbahet në fund të këtij muaji.

"Në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morrën pjesë. Ndërsa ne me këtë marrëveshje jo vetëm që fitojmë edhe një mik dhe partner strategjik, jo vetëm që hapim dyert e NATO-s dhe BE-së, jo vetëm që e garantojmë sigurinë, por e realizojmë edhe aspiratën shekullore që ky shtet të pranohet nga të gjithë”, tha kryeministri Zoran Zaev në parlament.

"Gjuha dhe identiteti janë maqedonas. Nënshkrimet e marrëveshjes historike në Prespë e mbrojtën identitetin tonë. Askujt asgjë nuk i kemi dhuruar, as dikush na mori diçka kur u përcaktuam për paarshtesën gjeografike. Ftoj të shmangim muret e izolimit”, ka deklaruar Zaev.

Artan Grubi albanischer Intellektueller aus Mazedonien
Artan GrubiFotografi: Artan Grubi

Deputetët shqiptar pro marrëveshjes

Deputeti i BDI-së Artan Grubi shpjegoi pse duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë. "Jeta të mëson se vendimet duhet të merren në kohën e duhur. Sot është koha e vendimit më të vlefshëm për të ardhmen tonë të përbashkët. Vendimi i sotëm hapë një perspetivë më të mië për dhe gjeneratat e ardhshme, mundëson edhe hapjen e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO”, ka thënë Grubi.

VMRO-DPMNE as sot nuk mori pjesë në seancën ku u votua marrëveshja për emrin. Partia opozitare do të kërkojë interpretim të marrëveshjes nga ana e komisionit të Venecias. Dargan Danev nga kjo parti e përsëriti qëndrimin se për ta marrëveshja është e dëmshme dhe kapituluese.

 

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut