Kush është Hans - Dieter Flick-u?
19 Qershor 2008Hans - Dieter Flick është një njeri i qetë dhe i tërhequr. Njëri prej atyre i cili ka mbetur në sfond, ndonëse ka pasur disa suksese me Bajernin e Mynihut apo Këlnin. Në Bundesligën gjermane ka luajtur 148 ndeshje, ndërsa përvojat e para si trajner i ka bërë në Hoffenheim, në ligën rajonale. I njohur u bë pas emrimit si ndihmës i kryetrajnerit, Joachim Löw. Por Hans - Dieter Flick-u di të flasë edhe me fjalë shumë të qarta, duke thënë se vetëm në fushë mund të arrish stasusin e lojtarit të ekpit të parë.
"Vetëm me dreka asnjë lojtar nuk është futur në ekipin e parë", pohon ai.
Löw-i dhe Flick-u kanë një filozofi të njëjtë futbolli. 43 - vjeçari Hans - Dieter Flick thotë se për suksesin e një ekipi nuk ka tepër rëndësi përbërja, por vullneti i lojtarëve.
Ekipi që do të dalë në fushë, në ndeshjen kundër Portugalisë, me siguri që do të bëhet në marrëveshje mes të gjithë trajnerëve. Mirëpo të gjitha kontaktet e Joachim Löwit me ekipin dhe trajnerët duhet të ndërpriten gjysmë ore para ndeshjes dhe do të vazhdojnë deri 10 minuta pas përfundimit të saj. Lojtari Clemens Fritz mendon se mungesa e kryetrajnerit nuk është ndonjë problem i madh.
"Hansi Flick-u ka mbajtur fjalimin pas gjysmëlojës me Austrinë, që ishte një risi për ne. Por vetëm në stilin e fjalimin, sepse ne duhet të koncentrohemi në punën tonë", thotë ai.
Hans - Dieter Flick-u do të jetë sonte për herë të parë përgjegjës në bankën e kombëtares gjermane. I qetë dhe i koncentruar, ashtu si është gjithmonë.