1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121108 Weltbevölkerung 2008

Sabine Ripperger13 Nëntor 2008

Fondacioni gjerman "Popullsia botërore" dhe ministria e zhvillimit prezantuan të mëkurën (12.11) raportin e vitit 2008 mbi popullsinë në botë. Në qendër të raportit është barazia gjinore dhe të drejtat e gruas.

https://p.dw.com/p/FtOO
Fotografi: AP

Ndonëse ekzistojnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, pabarazia gjinore është e përhapur dhe e rrënjosur në shumë kultura, siç vë në dukje Bettina Maas nga fondacioni i OKB-së për popullsinë: „Dy ndër tre të rritur në mbarë botën, që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, janë gra. 70% e fëmijëve, që nuk shkojnë në shkollë, janë vajza. Kudo në botë gratë fitojnë më pak se burrat, madje edhe në Gjermani. Në Afrikë, në Jug të Saharasë, 59% e të rriturve të infektuar me virusin HIV janë gra."

Si rrjedhojë nismat në drejtim të kulturës janë të rëndësishme në kuadrin e ndihmës së zhvillimit, mendon Bettina Maas: „Nëse luftojmë me seriozitet varfërinë dhe duam të arrijmë objektivat e mileniumit, duhet t´u bëjmë ballë vlerave kulturore dhe praktikave, që i diskiminojnë gratë."

Deutschland Logo Deutsche Stiftung Weltbevölkerung
Logoja e fondacionit "Popullsia botërore"

Nënvleftësimi i gruas në shëndetësi

Veçanërisht të nënvleftësuara janë gratë në sektorin e shëndetësisë. Çdo vit vdesin një gjysmë milionë gra për shkak të komplikacioneve në shtatëzani apo gjatë lindjes. Ministria gjermane për Bashkëpunimin ekonomik dhe Zhvillimin angazhohet në 14 vende partnere pikërisht në këtë sektor, vuri në dukje ministrja e zhvillimit, Haidemari Vicorek Cojl (Heidemarie Wieczorek-Zeul): „Në Kenia ne kemi mundësuar një "sistem bonusi" për shërbimet shëndetësore për gratë.

Nga ky sistem kanë përfituar 50.000 gra. Si rrjedhojë në rajonin ku aplikohet kjo nismë ka rënë ndjeshëm vdekshmëria e grave dhe nënave. Pra është e mundur, dhe ne duhet të kontribuojmë, që nisma të tilla të zgjerohen. Pikësëpari ne duhet të tërheqim vëmendjen vazhdimisht për pranimin e pavarësisë dhe të drejtave të gruas.“

Si një komponente bazë e jetës këtej e tutje kultura duhet të luajë një rol më të madh në ndihmën e zhvillimit, për të shmangur diskriminimin e gruas. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet barazia gjinore dhe të forochen të drejtat e gruas, theksohet në raportin e 2008 për popullsinë e botës. Sipas këtij raporti në platenin tonë popullsia ka arritur në 6,75 miliardë, prej nga katër miliardë njerëz jetojnë në Azi. Deri në vitin 2050 parashikohet një rritje tjetër e popullsisë në rreth 9,2 miliardë njerëz. Në Afrikë parashikohet që numri i njerëzve deri në vitin 2050 nga gati një miliardë aktualisht do të dyfishohet.