Kualifikohen ekipet e fundit për çerekfinalen e KBF
30 Qershor 2010Reklamë
Në Kampionatin Botëror të futbollit 2010 në Afrikën e Jugut, u kualifikuan edhe skuadrat e fundit për në çerekfinale. Këto janë kampioni i Evropës, Spanja dhe Paraguai. Spanjollët fituan ndaj Portugalisë me rezultatin 1:0. Më parë Paraguai kishte triumfuar ndaj Japonisë me rezultatin 5:3, me 11-metërsh.
Pas një numri vendimesh të gabuara nga arbitrat në fushë, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter njoftoi se do të rifillojë diskutimet për përdorimin e mjeteve ndihmëse teknike. Propozimet parashikojnë kamera në portë apo një çip brenda topit të lojës, por pas këtij kampionati.
Autor: dpa/Eliana Xhani
Redaktoi: Auron Dodi