1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryetari i CSU-së Erwin Huber largohet nga kreu i partisë

EXH30 Shtator 2008

Kryetari i partisë kristian sociale gjermane Erwin Huber pas humbjes së CSU-së në zgjedhjet për parlamentin e landit të Bavarisë jep dorëheqjen. Pasardhësi i tij do të jetë ministri i bujqësisë, Seehofer.

https://p.dw.com/p/FRaW
Erwin Huber pas dhënies së dorëheqjes nö e selinë CSU-së në MynihFotografi: AP

Kryetari i CSU-së Erwin Huber largohet nga kreu i partisë


Kryetari i partisë kristian sociale gjermane Erwin Huber pas humbjes që pësoi partia e tij në zgjedhjet për parlamentin e landit të Bavarisë jep dorëheqjen. Pasardhësi i tij do të jetë ministri gjerman i bujqësisë Horst Seehofer.


Pas vetëm një viti në krye të partisë 62 vjeçari bëri të ditur se do të lirojë postin. Pasardhësi i tij do të jetë ministri gjerman i bujqësisë Horst Seehofer i cili siç bëhet e ditur nga agjensitë e lajmeve, ka pranuar të marrë detyrën e re. Për këtë më 25 tetor në Mynih do të mbahet një kongres i jashtëzakonshëm i partisë kristiansociale CSU.


Huber i cili deri tani ka mbajtur edhe postin e ministrit të financave në qeverinë e landit, tha se donte t'i jepte partisë shansin për një fillim të ri me një kryetar të ri. Deri në fund të tetorit ai do të vazhdojë të kryejë të gjitha funksionet e tij. Huber tha se do të vazhdojë të jetë i angazhuar politikisht dhe do të punojë edhe në ardhmen me të gjitha forcat për Bavarinë dhe partinë kristiansociale. "Me konceptin tim 'më shumë neto për të gjithë' unë kam dhënë impulse sipas politikës kristian-sociale të cilat do të vazhdojnë të kenë ndikim edhe pas përfundimit të mandatit tim politik", u shpreh Huber.


Në reagimet e para pas zhvillimeve në partinë kristiansociale, politikani socialdemokrat Erhard Eppler shprehet i shqetësuar për situatën e partive të mëdha popullore në Gjermani. Më parë këto parti kishin më shumë siguri për arritjen e shumicës absolute në zgjedhje ndërsa tani qytetarët mbështesin më shumë ndarjen e pushtetit. Në një intervistë për radion Deutschland Funk, Eppler shprehet:


"Mendoj se partitë popullore në Gjermani lundrojnë në ujëra të turbullta. Rezultati i zgjedhjeve në Bavari vërteton një thënie të Friedrich Naumann, një liberal i 100 vjetëve më parë, i cili ka thënë se në Gjermani nuk do të ketë asnjëherë një parti të madhe popullore, por gjithnjë dy ose asnjë. Kjo do të thotë se partitë e mëdha kanë nevojë për rivalët e tyre politikë, të cilët gjithashtu duhet të jenë parti popullore. Dhe nëse unioni kristiandemokrat-kristiansocial ka menduar se mund të përfitojë nga klasifikimi i partisë socialdemokrate si parti jo popullore ky ishte një gabim i madh. Partitë popullore kanë nevojë për njëra tjetrën."