1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeqyteti i futbollit - Dortmundi

Klaus Deuse/ Dr. Pandeli Pani12 Maj 2012

Receta e euforisë për bluzat e verdha me të zezë është: Borusia luan me gjithë shpirt për njerëzit e zonës së Ruhrit. Secili ndihmon tjetrin. Kështu ka qenë edhe para ndryshimeve strukturore.

https://p.dw.com/p/14u89
Ndeshja Kaiserslautern Borussia Dortmund- Barrios Großkreutz
Ndeshja Kaiserslautern Borussia Dortmund- Barrios GroßkreutzFotografi: AP

Me 580.000 banorë, Dortmundi renditet në vendin e tetë ndër dhjetë qytetet më të mëdha të Gjermanisë. Para këtij qyteti ka gjashtë qytete që kanë ekipe futbolli që luajnë në kategorinë e parë të Bundeliges dhe që mund t'u ofrojnë vizitorëve shumë më tepër. Berlini, Hamburgu apo Mynihu kanë teatro, instutucione kulturore, muzeume apo peisazh piktoresk. Kurse Dortmundi ka një stadium që gazeta britanike "Times" e ka quajtur si më të bukurin e këtij lloji në botë. Stadiumi, ku luan kampionia gjermane Borussia Dortmund. Ndeshjet e Borussias në stadiumin e vet i ndoqën në sezonin e kaluar më shumë se 1.6 milionë tifozë. Një rekord ky jo vetëm në Bundesligë, por në të gjithë Evropën. Borussia është fanari i qytetit.

Tifozat e Dordmundit
Tifozat e DordmunditFotografi: picture alliance / dpa

"BVB si faktor ekonomik"

Ky fanar shkëlqen përtej kufijve të qytetit. Sipas llogaritjeve të drejtorit të marketingut të Borussias, Carsten Cramer, ky klub ka në botë mbi 550 klube fansash. Dhe disa prej tyre nuk ngurrojnë të ndërmarrin nga larg një udhëtim rraskapitës, për të qenë të pranishëm në lojën e ekipit në stadiumin e vet. Një ndër ta është Werner Brugger: "Unë jam nga një vend pranë Insbrukut, por kam një biletë abone, unë jam një anëtar i klubit dhe vij për në Dortmund të parë shumicën e ndeshjeve direkt në stadium. Bëj rreth 787 kilometra."

Nga besnikëria e tifozëve të Borussias përfitojnë edhe restorantet dhe hotelet e qytetit. Kur Borussia ka ndeshje ka brenda të ardhurat e hoteleve dhe të restorantëve rriten deri në 30 për qind. Borussia është një faktor i vërtetë ekonomik për Dortmundin.

Dortmundi është me Borussian jo vetëm në qendër të vëmendjes, por ka arritur të dalë prej problemeve ekonomike. Ndryshimi strukturor i shoqëruar me heqjen dorë nga nxjerrja e qymyrit dhe prodhimi i çelikut u kushtoi vendet e punës e dhjetëra mijëra vetëve. Ndërkohë Dortmundi është një qytet i preferuar për kompanitë e shërbimeve, industrinë e sigurimit dhe teknologjinë e informacionit. Borussia është kampion për dy herë rresht. Dhe ky bum reflektohet edhe në zonan tregtare të qytetit.