1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri danez Rasmusen fiton zgjedhjet për të tretën herë rradhazi

14 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CDbZ

Në zgjedhjet e parakohshme në Danimarkë partitë e kampit të qeverisë së kryeministrit Anders Fog Rasmusen kanë mbrojtur shumicën në parlament. Partitë e koalicionit të qendrës së djashtë dhe partia që e mbështet atë në parlament, partia popullore nacionaliste e Danimarkës, kanë marrë së bashku 94 nga gjithsej 179 vendet në parlament. Kjo është fitorja e tretë rradhazi për kryeministrin Rasmusen. Për të arritur megjithatë një shumicë të qëndrueshme në parlament Rasmusen ka nevojë për pesë deputetët e partisë "Aleanca e Re" e cila është themeluar nga Naser Kader, një imigrant nga Siria.