1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270911 EU Finanzkrise

28 Shtator 2011

Kriza e euros. Ajo ishte tema qendronre e diskutimeve në Parlamentin Evropian ditën e martë (27.9)Diskutimet treguan se një dëshira që BE të flasë me za unanim është ende një ëndërr.◄

https://p.dw.com/p/12hzb
Kriza e euros - krizë besimi
Kriza e euros - krizë besimiFotografi: picture-alliance/dpa

Martin Schulz, kryetari i fraksionit të socialistëve në Parlamentin Evropian, e quan në një konferencë shtypi në Strazburg krizën e euros si krizë besimi.

„Humbja e besimit tek Evropa është e dyfishtë. Ne kemi të bëjmë me humbjen e besimit të tregjeve në Evropë, ne kemi të bëjmë me humbjen e besimit të njerëzve ndaj kapaciteteve drejtuese të qeverive. Ky është një zhvillim dramatik. Prandaj mesazhi kryesor është se besimi duhet kthyer nëpërmjet stabilitetit dhe veprimeve unike.“

Parlamenti Evropian diskuton krizën e euros
Parlamenti Evropian diskuton krizën e eurosFotografi: AP

Njësoj si Schulz ankohen edhe shumë deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian. Ata thonë se qeveritë e vendeve anëtare flasin dhe veprojnë secila për vete, në vend që të vendosen të gjitha në një front. Kryetari i liberalëve, Guy Verhofstadt kujtoi paralajmërimet e bëra nga SHBA. Por, jo si Gjermania, e cila mbrohet nga kritikat që vijnë prej Uashingtonit, Verhofstadt i merr seriozisht kritikat.

„Ne ndodhemi në mes të një krize, që është shumë serioze dhe nga jashtë Bashkimit Evropian ne kemi marrë kërkesa që të mos bëjmë më gjëra përgjysmë si ato që kemi bërë 18 muajt e fundit, por të dalim me një plan të përgjithshëm dhe të guximshëm.“

Martin Schulz
Martin SchulzFotografi: picture alliance / dpa

Verhofstadt, mendon se ky plan i BE-së duhet të japë shtysë të mirë për integrimin. Këtu bën pjesë edhe një ministër evropian i financave.

Por, të gjithë parlamentarët evropiane e dinë edhe se shtetet e veçanta, nuk lejojnë pa rezistencë që t'u merren kompetencat nga dora. Këtë e di edhe Jean-Claude Juncker, presidenti i grupit të euros, i cili i dha përgjigje pyetjeve të deputetëve. Tek Gjermania, vendin kryesor në përpjekjet e stabilizimit, Juncker shikon një problem komunikimi për të gjithë ato çka përbëjne vlerat e bashkimit monetar.

„Zonja Merkel dhe të tjerët duhet t'u sqarojnë miqve tanë gjermanë se Evropa është një valle tango midis solidaritetit të njëri dhe solidaritetit të tjetrit."

Kjo sigurisht që ishte një përpjekje tjetër, për të ndikuar mbi votimin që pritet të mbahet në parlamentin gjerman për zgjerimin e programit të ndihmës. Juncker i dha edhe një herë refuzim të qartë të gjitha ideve që vijnë nga parti qeveritare gjermane për nxjerrjen ose daljen e Greqisë nga bashkimi monetar.

Jean-Claude Juncker dhe Wolfgang Schäuble
Jean-Claude Juncker dhe Wolfgang SchäubleFotografi: dapd

Por në Parlamentin Evropian ekzistojnë ide të ndryshme për rrugët e shpëtimit të euros. Nigel Farage nga Independence Party britanik, është një nga, por jo i vetmi që e sheh fundin e bashkimit monetar jo si katastrofë por si shpëtim.

Në Parlamentin Evropian shpërndahet ngadalë paniku. Sepse ashtu si dhe më parë, nuk vihet re asnjë veprim i përbashkët i Evropës.

Former Belgian Prime Minister Guy Verhofstadt casts his vote in a polling station in Mariakerke near Ghent, Belgium, Sunday, June 7, 2009. Europe appears to be leaning to the right ahead of European Parliament elections Sunday, with voters in many countries favoring conservative parties against a backdrop of economic crisis. (AP Photo/Yves Logghe)
Guy VerhofstadtFotografi: AP

Autor: Christoph Hasselbach/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj