1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kriza bankare dhe ajo e mallrave ushqimore

Kriza në sektorin bankar ndërkombëtar duket mjaft serioze. Me plot të drejtë autoritetet mbikqyrëse kërkojnë gjithnjë e më hapur nga bankat të pastrojnë me themel bilancet.

Krizë në sektorin bankar ndërkombëtar

Krizë në sektorin bankar ndërkombëtar

Kriza bankare, mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe kriza e mallrave ushqimore janë temat që kemi shkëputur nga shtypi i sotëm gjerman.

"Handelsblatt" komenton seriozitetin e krizës në sektorin bankar ndërkombëtar. "Nuk mund të jetë rastësi që brenda së njëjtës javë Banka Qëndrore britanike fillon programin e saj të ndihmës dhe banka skoceze Royal Bank of Scotland u kërkon kokëulur aksionerëve të saj injeksionin më të madh të kapitalit në historinë europiane të financave. Mesazhi është i qartë: shteti është i gatshëm t'u vijë në ndihmë bankave. Dhe nuk ka mundësi tjetër përballë rreziqeve që mbart për gjithë ekonominë kriza bankare. Por vetëm nëse bankat në këmbim pranojnë borxhet dhe i dalin atyre për zot me sa kanë mundësi. Me plot të drejtë autoritetet mbikqyrëse kërkojnë gjithnjë e më hapur nga bankat të pastrojnë me themel bilancet dhe të ndërmarrin masa riparuese përmes rritjes së kapitalit."


Nga "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkëpusim nga komenti mbi krizën e mallrave ushqimore:"Nëse 30 për qind e misrit amerikan shkon për prodhimin e karburantit biologjik kjo nuk mund të mos ketë pasoja. Për këtë arsye kryeministrit britanok Brown i ndjeshëm ndaj çështjeve të klimës i lindin dyshime. Ai kërkon nga BE-ja revizionimin e disa objektivave përkatës për politikën agrare. Për organizatat humanitare kjo nuk mund të presë më por bujqësitë e vendeve anëtarëve ndodhen përballë një pretendimit të ri në një situatë ku nuk dihet se çfarë kërkohet prej tyre. Një herë duhet prodhuar më shumë e njëherë më pak, njëherë një lloj produkti e më pas të tjerë. Por kështu ndodh kur politikanët mendojnë se dinë më shumë se të tjerët. Për të shmangur kërcënimin global për të cilin flet kryeministri britanik nevojitet tani ndihmë emergjente energjike dhe me siguri jo izolim i tregjeve."


Nga "Stuttgarter Zeitung" citojmë nga komenti mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar. "Shumë sipërmarrje janë vetë fajtore nëse humbasin shanse për rritje dhe fitime potenciale. Kush lajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës jo vetëm në kohë të këqija por fatkeqësisht edhe në kohë të mira, sapo në horizont shfaqet një problem, ka dështuar në detyrën e tij si menaxher. Ai duhet të pranojë pyetjen nëse ka punësuar me punën e duhur njerëzit në firmë dhe nëse e njeh ende realitetin e ndërmarrjes."

  • Data 23.04.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dn9g
  • Data 23.04.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dn9g