1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

221211 Frankreich Türkei

23 Dhjetor 2011

Në shenjë proteste kundër një projektligji për çështjen armene Turqia tërhoqi të enjten (22.12.) ambasadorin e saj nga Franca dhe njoftoi ndalimin e bashkëpunimit politik dhe ushtarak.

https://p.dw.com/p/13YBI
Asambleja kombëtare në Paris miraton ligjin për çështjen armene
Asambleja kombëtare në Paris miraton ligjin për çështjen armeneFotografi: dapd

Reagimi i parë ishte i parashikueshëm: Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Parisi. Por të 50 deputetët, që votuan të enjten në mëngjes (22.12.) me shumicë dërmuese për ligjin, nuk donin t'i nënshtroheshin presionit, që kishte bërë Ankaraja ditët e fundit. Valérie Boyer e ka prezantuar ligjin, që pas aprovimit në senat dënon me një vit burg dhe 45.000 euro gjobë mohimin e genocidit. Boyer është anëtare e partisë konservatore UMP të Nicolas Sarkozy.

Historia e dëbimit dhe vrasjeve të armenëve në Turqi në vitet 1915-1917
Historia e dëbimit dhe vrasjeve të armenëve në Turqi në vitet 1915-1917Fotografi: picture-alliance/Mary Evans Picture Library

„Ne kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ky tekst nuk drejtohet kundër një vendi të caktuar.. Por qëndrimi i një vendi të caktuar, që në fakt troket në derën e Evropës, por që e kërcënon në fakt Francën, në një kohë që ne orientohemi nga ligji evropian, kjo është kontradiktore. Dhe që tani përveç kësaj kërcënojnë me sanksione ekonomike, me këtë ato do të shkelnin me këmbë traktatet ndërkombëtare."

Për hetë të parë prej një kohe të gjatë asambleja kombëtare franceze të enjten i ngjante një fortese.

Të mbajtur në distancë nga pengesat dhe makinat e policisë, gjatë orëve të mëngjesit demonstruan më shumë se një mijë francezë me origjinë turke.

„Këtu po kriminalizohet një grup i tërë etnik – pesë deri gjashtëqind mijë në Francë. Dhe e gjitha kjo për të siguruar votat e francezëve me origjinë armene."

Projektligji francez: Ka qenë genocid

Pamje simbolike e marrëdhënieve Francë-Turqi
Pamje simbolike e marrëdhënieve Francë-TurqiFotografi: picture alliance/AFP Creative

Një argument, për të cilin u debatua edhe në parlament. Fraksionet ua kishin lënë të lirë deputetëve të zgjidhnin sipas ndërgjegjes së tyre. Kështu në të gjitha kampet politike, pati edhe një mendim të qartë në pakicë, që të mbetet i pandëshkueshëm, mohimi i genocidit në Armeni në luftën e parë botërore nga turqit. Në Francë dhjetë vjet më parë 2001 u miratua një ligj, që mban pozicionin historik. Ka qenë genocid. Presidenti Sarkozy pak pas zgjedhjes së tij në vitin 2007 ka dashur të vendosë gjoba në një tjetër ligj. Senatori i vjetër dhe eksperti i së drejtës kushtetuese Robert Badinter vë buzën në gaz për këtë ligj, i cili vjen vetëm katër muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

"Nuk është ndonjë pasion i papritur për të shkruar thjesht histori, që i çon deputetët drejt këtij vendimi. Senati e ka refuzuar një herë një gjë të tillë dhe ka konstatuar, që një gjë e tillë është antikushtetuese. Politika nuk është shkenca e historisë. Le t'ua lëmë historinë historianëve."

Autor: Johannes Duchrow/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi