1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika për mësimin e fesë islame në Gjermani

Ulrike Hummel / Amarildo Topi22 Gusht 2013

Pak mësues: disa vlerësime pas një viti qëkur në shkollat fillore të Renanisë Veriore- Vestaflisë është futur lënda e edukimit të fesë Islame.

https://p.dw.com/p/19ULm
Fotografi: Ulrike Hummel

Një shkollë fillore në Duisburg-Marxloh në zonën e Ruhrit: 18 fëmijë myslimanë të klasës së 2a ndodhen në klasën e Huseyin Cetin. Me anë të një këngë ata i bëjnë homazh Zotit, të cilin ata e quajnë „Allah“. Më pas flitet për temën e ndihmës që duhet tu jepet të tjerëve. Mësuesi do të dijë se kush ka ndihmuar prindërit në punët e shtëpisë. Në të njëjtën kohë shumë prej tyre ngrenë dorën.

Lënda qe jep mësim Cetins quhet "Edukim i fesë Islame“. Renania Veriore- Vestaflia ishte landi i parë gjerman që implementoi edukimin e fesë Islame. Që prej atëhere ka kaluar një vit. Por sërish ka pasur dhe ka probleme: 100.000 fëmijë myslimanë jetojnë në zonën e Rinit dhe Ruhrit, por vetëm 2000 mund të marrin mësime, pra vetëm 2%. Arseyja: Nuk ka mësues dhe kjo ishte e papritur.

Huseyin Cetin
Huseyin CetinFotografi: Ulrike Hummel

Deri në mbulimin e plotë të landit do të duhet ende kohë, deklaroi para disa muajsh Ministria e Arsimit të landit Sylvia Löhrmann (nga partia e të Gjelbërve). "Por cila do të kishte qenë alternativa? Mund të kishim gjetur mësues pa trajnimin e duhur për të shpjeguar lëndën." Në fillim duhej një bazë ligjore. Rezultati: Implementimi i lëndës ishte i ngadaltë. Në vitin e ri shkollor, që nis në fillim të Shtatorit, gjithëçka duhet të jetë më mirë.

Njohuritë e nxënëseve janë të ndryshme

Por trajnimi i mësuesve që do të japin mësim lëndën e fesë Islame sapo ka nisur në universitetet gjermane. Të diplomuarit e parë nga Universiteti i Mynsterit do të jenë gati në fillim të vitit 2017.

Islamunterricht an Schulen in NRW
Fotografi: picture alliance / dpa

Huseyin Cetin jep mësim në klasat e dyta në Duisburg-Marxloh. Ai është një nga 40 mësuesit e Islamit në Renaninë Veriore-Vestfali të cilët kanë përfunduar studimet e tyre. Ai ka studiuar Teologji dhe Pedagogji në univeristetin turk Uludag të qytetit Bursa dhe që prej vitit 1999 ai ka dhënë mësime Islami në disa shkolla pilote. Njohuritë e nxënësve të tij ishin të ndryshme nga njëra tjetra dhe kjo ishte në varësi se sa shpesh kishin shkuar në mësimet që jepen në Xhami. Por këto njohuri vareshin edhe nga vendi i origjinës së fëmijëve."Detyra jonë është që të gjitha këto njohuri të ndryshme, t'i bashkojmë në një dhe të korrigjojmë të gjitha njohuritë e gabuara“, thotë Huseyin Cetin. Në këtë mënyrë edukimi i fesë Islami në shkolla kryen një funksion shpjegues.

Përgatitja e mësuesve

Por çfarë ndodh me 98% e fëmijëve myslimanë të cilët nuk mund të marrin mësime të fesë Islame? Duhet të jenë prindërit ata që duhet tu shpjegojnë Islamin?

Sipas Ministrisë së Arsimit të landit rreth 10.000 nxënës nga të gjitha klasat ndjekin orët e mësimt të edukimit të fesë Islame. Lënda nuk orientohet drejt aspektit konfesional, prandaj ka nevojë për mësues. Mouhanad Khorchide jep leksione për mësuesit e parë të lëndës në Universitetin e Mynsterit. Ai është profesor i pedagogjisë së fesë Islame pranë "Qendrës për studime fetare" (CRS) të Universitetit.

Khorchide përshëndet zgjidhjen që ka gjetur Ministria e Arsimit: Trajnimin dhe certifikimin e mësuesve të fesë Islame. "Nga njëra anë janë fillestarët që studiojnë Islamin dhe më pas janë në gjendie të japin mësim. Dhe nga ana tjetër janë mësuesit myslimanë që për momentin japin mësime në një lëndë tjetër“, thotë Khorchide. Këta të fundit mund të bëjnë disa trajnime dhe më pas janë gati për të dhënë mësim lëndën e re.

Mangësi tek materialet për mësuesit

Një nga këta fillestare është Aziz Fooladvand. Ai jep mësim në disa shkolla të Bonit. „Ne na mungon materiali i mësuesve“, thotë ai. „Saphir“ titullohet një libër i konceptuar për klasat e pesta dhe të gjashta, por për klasat më të larta nuk ka një tekst për mësuesit. Në shkollën e Bonit Freiherr-von-Stein ai jep mësim lëndën e Politikës dhe Studimeve Islame nga klasa e pestë deri në të dhjetën. "Unë kërkoj vetë tema gjatë gjithë vitit, por kjo është e lodhshme dhe kushton shumë kohë“, thotë Aziz Fooladvand. Problematik është edhe fakti se për klasat e larta nuk ka asnjë plan të qartë mësimor.

Titel: Aziz Fooladvand Schlagworte: Islamkunde, Bonn, Islamunterricht Wer hat das Bild gemacht/Fotograf?: Ulrike Hummel Wann wurde das Bild gemacht?: 2013 Wo wurde das Bild aufgenommen?: Köln Bildbeschreibung: Quereinsteiger Aziz Fooladvand Rechteeinräumung: Hiermit räume ich der Deutschen Welle das Recht ein, das/die von mir bereitgestellte/n Bild/er zeitlich, räumlich und inhaltlich unbeschränkt zu nutzen. Ich versichere, dass ich das/die Bild/er selbst gemacht habe und dass ich die hier übertragenen Rechte nicht bereits einem Dritten zur exklusiven Nutzung eingeräumt habe. Vollständiger Name des Zulieferers: Ulrike Hummel Postanschrift inkl. Land: Zülpicher Wall 36, 50674 Köln Mail-Adresse: ulihummel@web.de
Aziz FooladvandFotografi: Ulrike Hummel

Fëmijët dhe të rinjtë, të cilët nuk mund të marrin mësimet e lëndës së edukimit të fesë Islame, marrin njohuritë e tyre për fenë nga prindërit. Por sipas Fooladvand janë mësuesit ata që duhet të bëjnë një gjë të tillë sepse jo të gjitha pyetjet mund të marrin përgjigje në familje

Shenjë e rëndësishme pranimi

Pavarësisht numrit modest të studentëve Mouhanad Khorchide e sheh me sy pozitiv situatën. Ai ka parë mjaft interes tek studentët për të mësuar lëndën. Në rrethin mysliman futja e lëndës së edukimit së fesë Islamë është mirëpritur. "Kjo është shenjë për pranimin e Islamit dhe trjatimin e qytetarëve myslimanë ashtu si edhe të tjerët në këtë land“, thotë Khorchide.