Kreta sërish e dashur ndër gjermanë
17 Korrik 2012Qëndrimi i fortë i qeverisë federale gjermane është përgjegjës për gjendjen aktuale financiare të vendit, mendojnë shumë grekët. Por jo të gjithë. Andreas Metaxas, nga Heraklioni, qyteti më i madh në ishullin e Kretës, ekonomist 51-vjeçar dhe pronar i dy hoteleve me pesë yje ka qenë dy vjet në shkollën profesionale të turizmit në Tegernsee në Bavarinë e Epërme.
"Gjermanët janë njerëz të mrekullueshëm. Dhe në qoftë se grekët tani thonë gjëra të këqija në lidhje me Gjermaninë, ata nuk i thonë këto për qytetarëve të zakonshëm, por për politikanët ", thotë Metaxas. "Ne e dimë se i kemi borxhe Evropës dhe që duhet t'i kthejmë paratë e marra borxh."
Raporti i grekëve kundrejt gjermanëve nuk ka ndryshuar thotë Metaxas. Po ka edhe raste të izoluara armiqësie. Pak javë më parë disa gjermanë nuk pranuan të paguanin në një restorant në Hersonisos duke argumentuar se Greqia i ka borxh Gjermanisë shumë para. Pas kësaj pati një rrahje.
Turistë rusë në vend të turistëve gjermanë
Rreth tre milionë turistë vizitojnë në vit Kretën. Gjermanët janë klientët më të rëndësishëm, thotë ekonomisti Haris Roditakis, përgjegjës për turizmin në prefekturën e Kretës. "Por numri i turistëve gjermanë në dy vitet e fundit ka rënë me rreth 30 për qind. Ka më shumë britanike, franceze dhe rusë." Nga Rusia vitin e kaluar kanë ardhur rreth 620.000 turistë. "Këtë vit ne presim edhe më shumë turistë rusë" - thotë Roditakis.
Ndihmë ekonomike ndryshe
Në Heraklion takon edhe këtë vit shumë turistë gjermanë, si 65-vjeçarja Brigitta. "Pikërisht për shkak të krizës financiare, vendosa të vij në Greqi," - thotë ajo. Brigitta nuk kanë ndjerë ndonjë lloj armiqëse: "Ndonjëherë kur më dëgjojnë që flas gjermanisht, njerëzit thonë "Ah ajo Merkeli". Por kjo nuk është problem, ne kemi diskutuar me grekët dhe në shtëpi do të kthehem me një përvojë të mirë.
Për Kretën sezoni i verës nuk duket se do të jetë aq dramatik sa qe frika fillimisht: Deri në fund të vitit, prenotimet kanë rënë vetëm deri 10 për qind dhe jo sa supozohej fillimisht 30 deri në 35 për qind.