1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krerë partish të pasuksesshëm, por ende në detyrë

Volker Wagener
26 Nëntor 2017

Merkel ka humbur, Horst Seehofer po ashtu, Martin Schulz as që bëhet fjalë. Të tre të goditur nga zgjedhjet, por ende vazhdojnë të drejtojnë partitë. Një vështrim për humbësit që nuk duan të largohen nga skena politike.

https://p.dw.com/p/2oFYQ
Berlin Angela Merkel, Horst Seehofer und Martin Schulz
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

 Një temë e njohur për sipërmarrjet familjare të nivelit të mesëm – kreu i firmës, që me kohë i ka lënë të 70-t nuk do të ikë nga posti. Edhe në shoqatat gjermane tradicionale të korit të burrave gjen 80 vjeçarë që megjithë zërin e holluar nga vitet nuk duan që nuk duan të largohen. Në politikë shpesh mosha nuk është kriter, por më shumë kohëzgjatje në një post. Sepse një pozicion publik është i përcaktuar në kohë. Situata bëhet problematike, kur suksesi mungon, dhe personi në detyrë nuk largohet. Horst Seehofer, kreu i partisë kristiansociale, CSU është një rast i tillë.

Markus Söder soll Bayerischer Ministerpräsident werden
Fotografi: Getty Images/AFP/C. Stache

Horst Seehofer, model zyrtar nga Bavaria me afat të skaduar

Se si ndjehet një dështim tronditës në zgjedhje, kreu i CSU-së e provoi dyfish më 24 shtator. Bashkë me partinë simotër, CDU, ata arritën të merrnin vetëm 33% të votave, rezultatin më të keq kjo parti e kishte pasur vetëm në vitin 1949. Një pjesë e madhe e këtij dështimi i faturohej CSU-që në Bavari arriti të merrte vetëm 38%. Sepse Bavaria është CSU e CSU-ja Bavari- të paktën këtë ndjesi kanë anëtarët e kësaj partie.

Kreu i partisë dhe i landit, Horst Seehofer është aktualisht babai i këtij dështimi. Me moshën 68 vjeçare ai nuk është më aq i ri, një dorëheqjeje madje i ka kaluar afati. Madje me Markus Söder, politikanin tjetër konservator, zëvendësi është gati. Por Horst Seehofer nuk heq dorë. Sepse në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Bavari zhvillohen zgjedhjet e landit dhe Seehofer kërkon ta përcaktojë vetë kohën kur do të largohet. Por kur? Pika e vetme e avantazhit të tij tani është situata ende e pasqaruar në Berlin me qeverinë. Këtu ai ka ende autoritet dhe mund të thotë një fjalë për koalicionet e mundshme apo zgjedhjet e reja. Rreziku më i madh atij i vjen nga degët e CSU-së. Nëse konkurrenti i tij, Markus Söder mbledh një numër të mjaftueshëm të kundërshtarëve të Seehoferit, ka rrezik që baza e partisë të bëjë një puç kundër kreut. Sepse asgjë nuk është aq e shenjtë për momentin për CSU-së bavareze se sa zgjedhjet e vitit 2018, ku ajo kërkon sërish të kapë mazhorancën absolute.

Merkel Schulz Handschlag Bundestag
Fotografi: imago/C. Thiel

Angela Merkel: Edhe gjysmë e fuqishme mund të qeverisësh

Ndryshe është situata për kancelaren dhe kryetaren e partisë, CDU, Angela Merkel. Në selinë e Konrad Adenauerit nuk ka as shenjën më të vogël për një revolucion kundër Merkelit. Megjithë vjeshtën e vonë politike të kancelares së vazhdueshme, partia CDU shtrëngon radhët pas saj, edhe pse jo me shumë entuziazëm. Por edhe ky qëndrim ka arsyet e veta: Së pari nuk ka asnjë pasues „të natyrshëm" të kancelares. Ursula von der Leyen, ministrja e Mbrojtjes nuk është shumë e preferuar në parti. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière nuk ka shumë pushtet. Autoritet dhe prestigj ka vetëm Wolfgang Schäuble. Por ai i përket „gjeneratës së pardjeshme". Që ai di ta bëjë këtë detyrë, kjo nuk vihet në diskutim. Por Schäuble është 75 vjeç dhe për shkak të paralizës nuk është një gjendjen më të mirë shëndetësore.

Një biletë të mundshme për të ardhmen kanë Annegret Kramp-Karrenbauer, Julia Klöckner dhe Jens Spahn. Ky i fundit bën të pamundur për t'u pozicionuar për epokën post-Merkel. 37 vjeçari homoseksual kërkon ta bëjë CDU-në sërish konservatore. Të rinjtë e Unionit ai i ka pas vetes, por edhe miq në parti për një politikë liberale ekonomike. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave është një rrjetndërtues i mirë me prezencë të vazhdueshme mediatike.

Julia Klöckner qëndron me besnikëri pas Merkelit. Kryetarja e partisë e ka mbështetur karrierën e saj. Politikanja e Renani-Pfalcit deri në zgjedhjet e fundit të landit shihej si e preferuar për postin më të lartë të partisë, por ajo i humbi zgjedhjet në land. Kështu Klöcknerit i mungon kryevepra politike deri më tani.

Pikërisht kësaj ia arriti Annegret Kramp-Karrenbauer nga landi Saar. Kryeministrja e landit qeveris nga viti 2011, dhe ajo tregoi se si edhe kur qeveris mund t‘i rishtosh votat për një qeverisje të re. Nga ana politike sociale, katolikja besimtare është më majtas, por nga ana e aspektit politiko-shoqëror ajo qëndron djathtas. Ndryshe nga Spahn ajo nuk bie shumë në sy në media. Por kjo nuk mund ta dëmtojë shumë kur të vijë dita që të sistemohet trashëgimia e Merkelit.

Në kohë të tilla, Merkel, aktualisht jo më shtylla e shenjtë e partisë, mund të përqëndrohet plotësisht në krijimin e qeverisë. Sa më e vështirë të bëhet situata, aq më shumë nevojitet kancelarja.

Saarbrücken Juso Bundeskongress Martin Schulz
Fotografi: picture-alliance/dpa/O. Dietze

Martin Schulz, më aktuali i të gjithë humbësve në SPD

Figura më e trishtueshme mes tre humbësve në zgjedhje është aktualisht, Martin Schulz. Me të partia socialdemokrate preku edhe kufirin tabu të 20% të votave. Tërheqja kategorike në „opozitën e fortë", ku unioni me Merkelin sipas kryetares së grupit parlamentar, Andrea Nahles „do të marrë një grusht hundëve" ishte më shumë shprehje e një lëndimi të thellë për humbjen e votuesve se sa një strategji për një rigjenerim politik.

Ai që drejtonte grupin e kundërshtarëve të prerë për një koalicion të ri me bazë të gjerë ishte Martin Schulz. Me dështimin e koalicionit mes konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, socialdemokratët kërcënohen nga ndëshkimi tjetër - zgjedhjet e reja. Askush nuk sheh ndonjë arsye se pse SPD-ja në një raund të ri zgjedhjesh do të fitonte më shumë pikë. Bastet vihen për rënie madje nën 20% dhe humbjen e titullit jozyrtar, parti popullore. Pikërisht kjo i vë pikëpyetje mbijetesës politike të Martin Schulzit. Për momentin askush nuk do që ai të largohet, por ata që në shtator fituan një mandat deputeti kanë frikë, se mund ta humbasin atë pas zgjedhjeve të reja. Prandaj SPD-ja po lëviz drejt asaj që nuk e donte - të rigjenerojë koalicionin e madh me ndihmën e Merkelit. Se me cilin kryetar partie bëhet kjo martesë politike pastaj, kjo nuk ka aspak rëndësi.