1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KQZ: Zgjedhjet për pushtetin lokal po ecin normalisht

8 Maj 2011

Megjithë disa probleme teknike sipas KQZ-së procesi në tërësi po ecën normalisht. KQZ-ja ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemeve.

https://p.dw.com/p/11BYG
A vehicle moving around the Albanian capital ,Tirana, is covered with electoral posters Friday, May 6, 2011. Less than four months after opposition anger over contested national elections triggered deadly clashes with police, Albanians vote for local authorities Sunday _ at the close of a campaign marred by bombings and political violence. (Foto:Hektor Pustina/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Prej orës 7 të mëngjesit në Shqipëri janë hapur kutitë e votimeve për zgjedhjet për pushtetin lokal. Nö votime janë thirrur për të marrë pjesë afër 3.1 milionë banorë. Deri tani sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve procesi tërësor po ecën normalisht dhe aty ku kanë dalë probleme është bërë ndërhyrja për t'i zgjidhur.

Sipas KQZ-së kanë dalë disa probleme teknike, si ndonjë vonesë në hapjen e qendrës së votimeve, ka pasur pasaktësi në fletët e votimit, ka ankesa për cilësinë e ngjyruesit të sigurisë, apo diku janë dëmtuar kutitë gjatë transportit.

The view of the main building of Central Election Commission. Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 20.04.2011 Place: The main builiding of Central Election Commission in Tirana / ALBANIA
KQZFotografi: DW

Inspektorët e Komisionit kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën. Në mbledhjen e KQZ-së ishte dhe kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, i cili se bashku me afër 590 vëzhgues të huaj janë shpërndarë në të gjithë vendin për monitorimin e procesit zgjedhor dhe atë të numërimit, që nis pas orës 19.00 të mbrëmjes së të dielës.

Presidenti Bamir Topi votoi në ambjentet e një shkolle në Tiranë. Kreu i shtetit bëri thirrje për pjesmarrje masive në votimet lokale.

“Dëshiroj t'u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi, të gjithë bashkëatdhetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë, është dita e tyre, kanë një votë, atë ta japin aty ku ata mendojnë. Sepse duke votuar sot ata votojnë për dinjitetin e tyre, për prestigjin e tyre”.

Wahlen in Tirana (Albanien), 08.04.2011; Copyright: DW/Arben Muka
Fotografi: DW


Lenarcic që drejton misionin më të madh të vëzhguesve të huaj në Shqipëri, i përshkroi votimet lokale të kësaj të diele si të rëndësishme, si tha ai, "edhe për ambiciet e vendit dhe avancimin demokratik të tij."

Pas një takimi me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, drejtori i përgjithshëm i ODIHR-it tha se vëzhguesit e organizatës do të monitorojnë jo vetëm votimin, por dhe numërin e votave deri në nxjerrjen e rezultateve. "Qëllimi i këtij vlerësimi nuk është që të japë një gjykim, por të japë një vlerësim objektiv të procesit, si dhe të punohet me rekomandimet e misionit në të ardhmen, në mënyrë që procesi elektoral në këtë vend të përmirësohet akoma më tej."

Wahlen in Tirana (Albanien), 08.04.2011; Copyright: DW/Arben Muka
Wahlen in TiranaFotografi: DW

Shefi i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan vizitoi disa qëndra votimi në kryeqytet dhe në ambjentet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas tij në këtë proces rëndësi ka që të gjithë politikanët, komisionerët të merren me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. "Sepse populli shqiptar meriton një të ardhme të mirë" deklaroi të dielën Kukan.

Autor: Arben Muka
Redaktor: Pandeli Pani