1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova në axhendën e bisedimeve të Shtëpisë së Bardhë

5 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C14I

Në takimet gjatë kësaj jave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush(George Bush), me presidentin francez Nicolas Sarkozy, dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, temë diskutimi do të jetë edhe Kosova. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, në këto takime pritet që të shqyrtohen çështjet siç janë "Iraku, Libia, Siria, procesi në Lindjen e Mesme, Kosova," e të tjera. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo javë intensive diplomatike në Uashington, po bëhet në kohën kur Uashingtoni kërkon më tepër sanksione kundër Iranit dhe ka shprehur shqetësime për reformat demokratike në Rusi.