Kosova e vendosur për angazhim aktiv në NATO
26 Maj 2008Dita e dytë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka pasur në fokus Kosovën. Komiteti për çështjet e politikës ka nisur me fjalimin e Judy Batt, profesore per politikat evropiane në Universitetin e Birminghamit.
Kosova - Çfarë vjen më pas?
Në fjalimin e saj me titull Kosova, Serbia, Whats comes next? Çfarë vjen më pas? ajo theksoi se problemet e dala me krijimin e shtetit të Kosovës, janë të hapura dhe mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
Stephane Bourgon, avokat i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë foli për përvojat e mbledhura deri tani nga Gjykata e krimeve. Fjalimi i tij u shoqërua me pyetjen pse u lirua nga Gjykata Ramush Haradinaj.
Parlamentari, Vitalino Canas prezantoi raportin e tij mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Muajin e kaluar ai ishte së bashku me një delegacion të Asamblesë së NATO-s, në Prishtinë dhe Begrad. Ai foli për ndryshimet që ka sjellë pavarësia e Kosovës për Kosovën, Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar.
Delegacioni kosovar para Asamblesë
Para Asamblesë foli sot Xhavid Haliti, i cili theksoi se Kosova e ka shtuar vëmendjen në çështjet e paqes dhe sigurisë. Kosova është e vendosur për angazhim aktiv dhe integrim në strukturat euroatlantike. Naim Maloku, anëtar i delegacionit të Kosovës të ftuar në Asamblenë e Natos tregon se: "Fjalimi i Xhavid Halitit, u shoqërua me largimin nga salla të delegacionit serb dhe atij rumun.
Delegacioni rus, megjithëse mbajti qëndrim të ashpër nuk u largua nga salla. Vetëm ai serb dhe ai rumun u larguan dhe u kthyen kur Haliti mbaroi fjalën.
Kosova ndodhet para ndryshimeve që prekin çështjet e sigurisë. Më 15 qershor, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, pritet të krijohet ministria e mbrojtjes si dhe agjensia e shërbimeve sekrete. Trupa mbrojtëse e Kosovës do të shpërbëhet. Në vend të saj do të krijohet Forca e Sigurisë, një trupë me 2500 ushtarë profesionistë dhe 800 rezervistë, që do të përdorin armë deri në kalibrin 12,7.