Kosova dhe futbolli sipas Fadil Vokrrit | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 12.06.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kosova dhe futbolli sipas Fadil Vokrrit

Sportistët kosovarë, nuk duhet të diskriminohen për shkak të politikës, mendon Fadil Vokrri, kryetar i Lidhjes së Futbollistëve të Kosovës. Ai rekomandon që shqiptarët dhe serbët t'i kthehen të ardhmes

Ekip multietnik futbolli në Prishtinë

Ekip multietnik futbolli në Prishtinë

Mospranimi i federatave të sportit nga Kosova si anëtare e organizatave botërore, paraqet diskriminim për sportistët kosovarë, thotë për Deutche Wellen Fadil Vokrri, futbollisti më i mirë kosovar i të gjitha kohrave dhe kryetar i Lidhjes Kosovare të Futbollit. Vokrri thekson se antarësimi i një vendi në Lidhjen e futbollistëve të Evropës - UEFA, kushtëzohet me antarësimin e Kosovës në OKB, por kjo nuk vlen edhe për pranimin në Organizatën Botërore të Futbollit FIFA.

Andaj sipas Vokrrit, anëtarësimi i Kosovës në FIFA, është vetëm çështje kohe. “Fatkeqësisht edhe pse FIFA thotë se politika nuk duhet të përzihet në sport, fakti se lidhja e futbollistëve të Kosovës nuk është pranuar akoma edhe pse shteti i Kosovës është njohur nga 69 vende të fuqishme të botës, përbën është diskriminim tipik .”

Contentbanner FIFA-WM 2010 englisch NEU

Kosova plot talente të reja

Në Kosovë tash luhet futboll më i dobët se dikur në ish Jugoslavi, megjithatë ka talente të reja, vlerëson Fadil Vokrri. Shumë futbollistë kosovarë, luajnë në klube të ndryshme evropiane, kurse gjashtë shqiptarë kosovarë, luajnë për kombëtaren e Shqipërisë. Ai thekson se dalja e e lojtarëve kosovarë jashtë vendit vështirësohet nga rrethanat sepse Kosova nuk është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Kur nuk je i njohur, edhe interesimi i ekipeve evropiane është i vogël, kjo është rrethanë rënduese për lojtarët tanë. Edhe pse ka premtime nga faktorët botërorë, siç është FIFA, që nga ky vit lojtarët tanë do të mund të kalojnë në klubet tjera pa pengesë.”

Nga Beogradi, vetëm kujtime të mira

Fadil Vokrri në vitet e tetëdhjeta dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë ka qenë qendërsulmues i Prishtinës, Partizanit, Fenerbahçes turke dhe i ekipit francez, Nima. Ai ka luajtur me përfaqësuesen jugosllave në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 6 gola. Vokrri ka kujtime të mira nga Beogradi: “Pata fatin të zgjedh Partizanin dhe Beogradin, sepse aty kishte përherë lojtarë kosovarë. Po ashtu shumica e publikut kosovar, të mos them 70 përqind kanë qenë atëkohë tifozë të Partizanit. Unë kam kujtime të mrekullueshme sepse sporti është mbi të gjitha. “

WM FIFA Irak Fußballspiel Fernsehen NO-FLASH

T´i kthehemi ardhmërisë

Vokrri shpreh keqardhje që delegacioni i Lidhjes së Futbollistëve të Serbisë nuk ishte paraqitur në takimin me delegacionin kosovar në selinë e FIFA-s. “Delegacioni i Lidhjes së Futbollistëve të Serbisë nuk ka mundur t'i shmanget presioneve politike. Unë i kam ftuar edhe përmes gazetave beogradase, sepse do të ishte mirë që përfaqësuesja e Kosovës të luajë kundër asaj të Serbisë, dhe se nuk duhet shikuar prapa, por duhet shikuar nga ardhmëria, dhe mendoj se kjo është në interes të rajonit dhe në interesin e të dy vendeve."

Spanja favorite

Kombëtarja serbe e futbollit është kualifikuar me meritë në Kampionatin Botëror që zhvillohet Afrikën e Jugut. Megjithatë favorite e Vokrrit është Spanja. “Favoritja ime është Spanja, por mendoj se edhe Anglia mund të jetë një befasi e mirë.”

Autor: Zulfija Jakupi/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 12.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Np6e
  • Data 12.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Np6e