1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Opozita e pakënaqur

Bekim Shehu / Prishtinë8 Janar 2008

Subjektet politike që kanë mbetur jashtë koalicionit qeveritar të arritur mes PDK-së dhe LDK-së, thonë se do të jenë opozitë konstruktive. Përfaqësuesit e tyre kritikojnë disa pika të marrëveshjes së koalicionit

https://p.dw.com/p/CmUW
Prishtina
PrishtinaFotografi: picture-alliance/dpa

Partitë politike që kanë mbetur në opozitë, thonë se nuk do ta votojnë ditën e mërkurë koalicionin për formimin e qeverisë së Kosovës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Marrëveshja e koalicionit parasheh që të votohet në paketë qeveria dhe presidenti. Partitë opozitare, thonë se kjo shënon shkelje të kornizës kushtetuese dhe ata nuk dëshirojnë që të jenë pjesë e saj. Ahmet Isufi është nënkryetar i AAK-së, parti që në mandatin e shkuar drejtonte qeverinë. "Marrëveshjen e koalicionit e konsiderojmë si një një veprim të ngushtë të interesave politike të dy liderëve Hashim Thaçit dhe Fatmir Sejdiut. Qeveria është dashur të bëhet mbi bazën e gjerë ashtu siç kanë
prefereruar më herët vetë nënshkruesit e marrëveshjes dhe bashkësia ndërkombëtare," thotë Isufi.

Në një pikë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, thuhet se gjatë madatit katër
vjeçar për kryeministrin dhe Presidentin nuk do të ketë mocion votbesimi, çka autormatikisht u
garanton atyre paprekshmëri gjatë mandatit katër vjeçar, përkatësisht pesë vjecar. Berim Ramosaj, nga
LDD-ja, parti kjo po ashtu në opozitë, thotë kjo pikë shënon në vete një lloj diktature. "Për mocion ose jo mocion, nuk vendosin partitë politike por vendosë Kuvendi. Andaj forma e tillë
nënkupton një diktaturë", thotë Berim Ramosaj.