1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Korrupsion te shefi i antikorrupsionit

Prokurorin e antikorrupsionit në Kosovë, Nazmi Mustafi e arrestojnë për korrupsion. Mustafi akuzohet se ka shpërdoruar postin duke u bërë shantazh për ryshfet personave të dyshuar.

Rreth 10 milionë euro humbje në Kosovë nga korrupsioni

Rreth 10 milionë euro humbje në Kosovë nga korrupsioni

Drejtuesin e Task-Forcës Antikorrupsion të Kosovës, sipas medieve kosovare, e kanë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Prokurorin Nazmi Mustafi e arrestuan në zyrën e tij dhe banesën e tij e kontrolluan, bëri të ditur gazeta kosovare "Zëri" të martën. Policia konfirmoi hetimet për shkak të korrupsionit në kuadër të Task Force-s, në vazhdën e të cilave janë arrestuar dy persona të dyshimtë.   

Hetimet për shkak të shpërdorimit të detyrës janë drejtuar kundër një prokurori, i cili i ka bërë shantazh një personi të dyshuar për të marrë ryshfet, bëri të ditur policia e Kosovës. Në gazetën "Koha ditore" citohet një sipërmarrës, i cili thotë se i ka dhënë "dhjetëra mijëra euro" Mustafit, që ky të ndalonte hetimet kundër tij.

Task-Forca Antikorrupsion e nisi punën e saj në vitin 2010. Mustafi sipas "Kohës ditore" po bënte hetime ndër të tjera kundër ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Ky rast u pezullua në vitin 2010 për shkak të mungesës së dëshmive. Sipas vlerësimeve Kosova humbet çdo vit dhjetë milionë euro për shkak të korrupsionit.

Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Ina Verbica